Bota sillet rreth tyre, disa kuriozitete historike për paranë! - Business Magazine Albania

Bota sillet rreth tyre, disa kuriozitete historike për paranë!

Bota sillet rreth tyre, disa kuriozitete historike për paranë!
Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Në datat 16–22 mars 2026, në mbarë botën po zhvillohet Java Globale e Parasë 2026, një iniciativë ndërkombëtare e koordinuar nga Organisation for Economic Co-operation and Development (OECD), që synon të rrisë edukimin financiar të fëmijëve dhe të rinjve. Në Shqipëri, aktivitetet organizohen nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë dhe Agjencia e Sigurimit të Depozitave. Motoja e këtij viti, “Flasim zgjuar për paranë!”, nxit diskutimet e hapura për financat, menaxhimin e të ardhurave dhe marrjen e vendimeve të informuara financiare. Për Shqipërinë, kjo javë merr edhe një dimension simbolik, pasi lidhet me 100-vjetorin e monedhës kombëtare. Në këtë kontekst, historia e parasë dhe mënyra se si ajo ka evoluar gjatë mijëra viteve mbetet një nga temat më interesante për të kuptuar ekonominë dhe shoqërinë.

Në shoqëritë e hershme njerëzore, veçanërisht gjatë periudhës neolitike, tregtia funksiononte përmes shkëmbimit direkt të mallrave. Një dele mund të këmbehej me disa pula, ndërsa produkte të tjera si kripa, çaji apo bagëtia shërbenin si formë vlere. Por ndërsa ekonomia u bë më e ndërlikuar dhe njerëzit filluan të specializoheshin në profesione të ndryshme, dikush prodhonte rroba, dikush merrej me bujqësi, dikush rrite bagëti, u bë e nevojshme një njësi e përbashkët shkëmbimi. Fillimisht u përdorën objekte natyrore si guaskat, por me kalimin e kohës metalet e çmuara, veçanërisht ari dhe argjendi, u bënë baza për krijimin e monedhave.

10 fakte interesante për paranë që ndoshta nuk i dini

1. Monedhat e para u krijuan mbi 2700 vjet më parë

Monedhat e para të njohura u krijuan në shekullin e VII p.e.s. në Lidi, një mbretëri në territorin e Turqisë së sotme. Ato përbëheshin nga një përzierje ari dhe argjendi dhe kishin peshë dhe përmasa të standardizuara, duke garantuar kështu vlerën e tyre.

2. Pagesat e para bëheshin me mallra dhe kripë

Në shoqëritë neolitike, shkëmbimet e para bëheshin duke i vendosur vetë një vlerë objekteve të ndryshme apo gjësë së gjallë: për shembull, një dele mund të ndërrohej me katër pula. Me kalimin e kohës dhe me specializimin e ekonomisë, dikush prodhonte rroba, dikush merrej me bujqësi apo me blegtori, lindi nevoja për një mjet shkëmbimi të përbashkët për të gjithë. Në shumë zona të botës, veçanërisht në Lindje, për pagesa përdorej çaji, bagëtia apo edhe kripa. Madje kripa përdorej për të paguar ushtarët romakë, një praktikë nga e cila mendohet se lidhet edhe fjala angleze “salary”.

3. Fjala “monedhë” vjen nga një perëndeshë romake

Termi monedhë lidhet me perëndeshën romake Juno Moneta. Tempulli i saj në Romë ishte vendi ku prodhoheshin monedhat. Fjala latine monere do të thotë “të paralajmërosh”, duke e lidhur kështu monedhën me idenë e sigurisë dhe besimit.

4. Paraja ndihmoi në krijimin e sistemit të taksave

Sipas ekonomistit Charles Goodhart, paraja ishte një shpikje e shtetit që e bëri më të lehtë matjen e të ardhurave dhe vendosjen e taksave. Standardizimi i monedhave e bëri më të thjeshtë administrimin e ekonomisë.

Lexo edhe: Iu bllokua 738 kg mish pule i rrezikshëm, AKU pezullon aktivitetin e ‘KMY’

5. Kartëmonedha më e madhe amerikane ishte 10,000 dollarë

Në vitin 1945, SHBA prodhoi kartëmonedhën prej 10,000 dollarësh me portretin e Salmon P. Chase, sekretar i Thesarit gjatë presidencës së Abraham Lincoln. Ajo u hoq nga qarkullimi në vitin 1969, por disa ekzemplarë ekzistojnë ende.

6. “30 monedhat e argjendta” janë simbol tradhtie

Në traditën biblike, Juda Iskarioti tradhtoi Jezusi për 30 monedha argjendi, që në atë kohë përbënin rrogën mujore të një punëtori.

7. Dizajni i shumë monedhave është bërë nga medalistë

Shumë prej monedhave të famshme janë krijuar nga artistë medalistë. Për shembull, monedha amerikane 1 cent me portretin e Lincoln u dizenjua nga artisti Victor David Brenner.

8. Derrkuci i kursimeve ka një histori të veçantë

Arka më e vjetër e kursimit është zbuluar në Turqi dhe daton mbi 2000 vjet më parë. Forma e derrkucit besohet të vijë nga një lojë fjalësh mes materialit mesjetar “pygg” dhe fjalës angleze “pig”.

9. Ka bankomat edhe në Antarktidë

Sot në botë ka më shumë se 1.6 milionë bankomatë, madje një prej tyre ndodhet edhe në Antarktidë. Dita kur përdoren më shumë është e premtja.

10. Isaac Newton shpiku vijëzimin e monedhave

Në shekullin XVII, shkencëtari Isaac Newton, gjatë kohës kur punonte në Royal Mint të Anglisë, shpiku vijëzimin e anëve të monedhave. Ky sistem pengonte njerëzit të gërryenin anët e monedhave prej ari apo argjendi për të përfituar metal.

periskopi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0