Një 29-vjeçare nga Los Angeles, Cat Goetze, ka rikthyer modën e telefonave fiks me Bluetooth përmes kompanisë së saj, Physical Phones. Në vitin 2025, biznesi i saj arriti shitje prej mbi 789,000 dollarësh.
Lexo gjithashtu: AI do të transformojë biznesin, jo vetëm vendet e punës!
Idenë e pati gjatë pandemisë, duke kërkuar një mënyrë për të ulur përdorimin e telefonit inteligjent dhe duke kujtuar ditët kur familja përdorte një telefon fiks të përbashkët. Me njohuritë e saj teknike, ajo krijoi një prototip dhe e postoi në TikTok. Fillimisht nuk pati sukses, por pas dy vitesh, kur njerëzit filluan të flasin më shumë për uljen e varësisë nga telefonat, ideja e saj u bë virale me mbi 8 milionë shikime.
Telefonat e Physical Phones lidhen me smartphone-in përmes Bluetooth-it dhe mund të përdoren për thirrje si telefon normal. Ata funksionojnë edhe me FaceTime dhe WhatsApp. Modelet janë tre, handset, për mur dhe rotary, me çmime që variojnë nga 90 deri 110 dollarë.
Në fund të vitit 2025, kompania kishte përgatitur mbi 4,000 porosi dhe kishte shitur më shumë se 7,500 pajisje. Fitimi i përgjithshëm ishte rreth 439,000 dollarë, që reinvestohet për zhvillim të produkteve të reja dhe punësimin e stafit.
Cat Goetze nuk merr pagë nga Physical Phones, duke u mbështetur tek biznesi i saj mediatik, CatGPT, dhe planifikon të hapë studio-n e saj Cat Labs, për të krijuar produkte dhe shërbime të reja për krijues.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto