7 parashikime për eCommerce 2026–2027, çfarë do ta transformojë tregtinë online - Business Magazine Albania

7 parashikime për eCommerce 2026–2027, çfarë do ta transformojë tregtinë online

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Nikola Ilchev, PhD, nuk bën parashikime nga teoria. Prej më shumë se një dekade, ai ka punuar drejtpërdrejt me brande kryesore të eCommerce në Ballkan, duke parë nga afër çfarë i ndihmon të rriten dhe çfarë i pengon. Si themelues i eCommerce Academy dhe Balkan eCommerce Summit, ai është në kontakt të vazhdueshëm me CEO, platforma dhe agjenci që po formësojnë tregun sot. Ajo që lexoni më poshtë nuk është spekulim. Këto janë 7 ndryshime që tashmë kanë nisur dhe që do të përcaktojnë se kush do të përshpejtojë rritjen dhe kush do të mbetet pas në vitet 2026–2027.

Markat ballkanike do të investojnë më shumë në mbajtjen e klientëve sesa në fitimin e tyre

Në vitet në vijim, shumë biznese eCommerce në Ballkan do të fokusohen më shumë te mbajtja e klientëve sesa te gjetja e klientëve të rinj. Jo sepse është modë, por sepse realiteti po i detyron. Reklamat po bëhen më të shtrenjta, platformat janë të mbingarkuara dhe njerëzit janë lodhur nga reklamat e pandërprera. Ndërkohë, shumë biznese ende nuk po i përdorin siç duhet asetet më të vlefshme që kanë: klientët ekzistues dhe kontaktet e tyre direkte. Do të shohim më shumë fokus te CRM, email-et, SMS-të, programet e besnikërisë dhe përvoja pas blerjes. Jo si gjëra të ndara, por si një sistem i vetëm që rrit vlerën e klientit me kalimin e kohës dhe nxit blerjet e përsëritura.

Shitja ndërkufitare brenda BE-së do të bëhet mënyra normale e të bërit biznes

Shitja ndërkufitare brenda Bashkimit Europian nuk do të shihet më si “zgjerim jashtë vendit”, por si mënyra normale e operimit në eCommerce. Shumë tregtarë do t’i hapin dyqanet për disa tregje që nga dita e parë. Logjistika në BE po bëhet më e thjeshtë, pagesat po lokalizohen dhe menaxhimi i TVSH-së po automatizohet. Problemi nuk do të jetë më teknika, por mënyra si mendojnë markat. Ato që mendojnë vetëm për një treg do të mbeten të kufizuara. Shpesh, rritja është vetëm një kufi më tutje.

Marketplace-t do të bëhen vende ku zbulohen markat, jo vetëm ku bëhet pagesa

Për shumë kohë, marketplace-t janë parë thjesht si kanale për të shitur volum. Ky mendim po vjetrohet. Marketplacet po kthehen në vende ku njerëzit zbulojnë marka të reja. Faqet e markave po bëhen më të mira, përmbajtja më e pasur, prezantimi i produkteve më shumë me video. Për shumë konsumatorë, marketplace është pika ku nis kërkimi i produktit, jo vetëm vendi i pagesës. Markat që nuk investojnë seriozisht aty, do ta humbasin gradualisht dukshmërinë.

Lexo edhe:Zuckerberg mohon në gjyqin në Los Angeles se Instagram synon fëmijët

Markat lokale do të fitojnë në kategori të caktuara

Gjigantët globalë do të vazhdojnë të dominojnë në volum, por në kategori të caktuara markat lokale do të performojnë më mirë. Kozmetika, suplementet, moda dhe produktet për shtëpinë varen shumë nga besimi dhe zakonet lokale. Markat lokale kanë avantazh: dërgojnë më shpejt, flasin gjuhën e klientit dhe kuptojnë më mirë shijet lokale. Ato nuk do të luftojnë drejtpërdrejt me gjigantët, por do të bashkëjetojnë me ta në marketplace, duke ndërtuar besnikëri përmes afërsisë dhe shpejtësisë. Inteligjenca artificiale nuk do të jetë më diçka eksperimentale. Ajo do të përdoret për parashikimin e kërkesës, menaxhimin e stokut, reklamat, shërbimin ndaj klientit dhe krijimin e përmbajtjes. Markat që e përdorin seriozisht do të ecin shumë më shpejt se ato që vetëm e provojnë sa për test.

Nano dhe micro influencer-ët do të bëhen kanal kryesor rritjeje

Njerëzit po i besojnë më pak reklamave klasike dhe figurave shumë të famshme. Besimi po shkon drejt njerëzve realë me komunitete të vogla, por të angazhuara. Nano dhe micro influencer-ët nuk shesin thjesht vëmendje, por besueshmëri. Markat do t’i përdorin ata jo vetëm për imazh, por edhe për shitje, krijim përmbajtjeje dhe ndërtim komuniteti. Për vite me radhë është vrapuar pas ndjekësve dhe shikimeve. Por komuniteti vlen më shumë se audienca. Audienca sheh. Komuniteti merr pjesë. Dhe pjesëmarrja krijon besnikëri afatgjatë. Markat do të investojnë më shumë në marrëdhënie reale me klientët, në evente, grupe, përmbajtje ekskluzive dhe komunikim të drejtpërdrejtë. Shumë marka do ta provojnë live shopping. Disa do të funksionojë, por për shumicën do të jetë më shumë mësim sesa kanal real shitjeje. Ajo që funksionon në Kinë nuk kopjohet lehtë në Europë. Kultura e blerjes është ndryshe. Live shopping kërkon prezantues të mirë, besim, argëtim dhe logjistikë të fortë. Pa këto, kthehet në përpjekje me kosto dhe pak rezultat. Prandaj, për momentin duhet parë më shumë si mjet branding-u dhe testimi, jo si burim i sigurt shitjesh.

Çfarë vjen më pas?

Dy vitet e ardhshme nuk do të shpërblejnë brendet që ndjekin çdo trend të ri. Do të shpërblejnë ata që ndërtojnë sisteme: sisteme mbajtjeje klientësh, sisteme komuniteti, sisteme ndërkufitare. Avantazhi konkurrues në 2026 nuk do të vijë nga fakti që e di çfarë po vjen. Do të vijë nga fakti që je gati kur ajo të mbërrijë. Më shumë trende dhe strategji që po formësojnë fazën e ardhshme të eCommerce në Ballkan do të diskutohen në Balkan eCommerce Summit 2026.

Mësoni më shumë te: https://balkanecommerce.com  dhe nëse përdorni kodin businessmag15 përfitoni 15% ulje tek biletat e eventit!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0