Goditet kontrabanda në Durrës, bllokohen mbi 103 mijë veshje të markave të njohura - Business Magazine Albania

Goditet kontrabanda në Durrës, bllokohen mbi 103 mijë veshje të markave të njohura

Mbi 103 mijë palë veshje të dyshuara si të falsifikuara janë bllokuar nga autoritetet doganore në Portin e Durrësit, në një operacion të ndërmarrë nga Drejtoria e Antikontrabandës në bashkëpunim me Degën Doganore Durrës.
Sipas njoftimit zyrtar të Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, gjatë kontrollit u konstatuan sasi të konsiderueshme veshjesh që mbanin marka të njohura ndërkombëtare: si Adidas, Nike, Gucci, Dior, Hugo Boss dhe Calvin Klein, si edhe bluza sportive të skuadrave të njohura europiane.

Autoritetet bëjnë të ditur se mallrat janë bllokuar menjëherë, ndërsa kanë nisur procedurat përkatëse ligjore për verifikimin dhe hetimin e mëtejshëm të rastit, në kuadër të mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale.

Lexo edhe: Shqiptarët ‘braktisin’ vendin pas pandemisë, 138 mijë ikje më shumë se kthime

Doganat shqiptare theksojnë se do të vijojnë kontrollet e imtësishme ndaj subjekteve me risk, duke paralajmëruar tolerancë zero ndaj çdo përpjekjeje për të futur në treg mallra që cenojnë markat tregtare dhe shkelin Kodin Doganor.

“Drejtoria e Përgjithshme e Doganave rithekson angazhimin për tolerancë zero ndaj çdo subjekti që cenon pronësinë intelektuale dhe shkel Kodin Doganor, duke vijuar kontrollet e imtësishme ndaj subjekteve me risk”, thuhet në një njoftim të “Doganave”.

Doganat

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Është e kotë të merresh me mundësitë që ke humbur. Asnjëherë nuk mund ta dish nëse i ke shpëtuar vdekjes apo ke humbur një jetë të tërë.”
— Margaret Mazzantini
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0