Nis sot muaji i shenjtë i Ramazanit, Businessmag uron të gjithë besimtarët muslimanë! - Business Magazine Albania

Nis sot muaji i shenjtë i Ramazanit, Businessmag uron të gjithë besimtarët muslimanë!

Sot për besimtarët myslimanë në mbarë botën është një ditë e shënuar, pasi nis muaji i shenjtë i Ramazanit.

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit islamik dhe konsiderohet muaji më i shenjtë për besimtarët, teksa i kushtohet rëndësi reflektimit shpirtëror dhe përkushtimit ndaj besimit.

Sipas llogaritjeve astronomike, Ramazani 2026 (1447 Hixhri) nis më 19 Shkurt 2026 për Shqipërinë dhe do të përfundojë më 20 Mars 2026, duke zgjatur rreth 30 ditë. Dita e parë e Bajramit të Madh (Fitër Bajrami) pritet të jetë më 20 Mars 2026.

Ndërsa më poshtë është edhe kalendari i plotë me oraret e sakta të agjërimit për Shqipërinë:

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit, çfarë duhet të dinë

Kalendari

Çfarë bëjnë besimtarët gjatë Ramazanit?

Gjatë këtij muaji, muslimanët praktikojnë agjërimin (nga agimi deri në perëndim), lutjet e rregullta dhe ato të natës (Taravih), bamirësinë dhe leximin e Kuranit. Është një periudhë për vetëpërmirësim, durim dhe solidaritet me të tjerët.

Në trevat shqipfolëse, Ramazani lidhet me tradita të bukura familjare:

Syfyri në familje-Zgjimi herët për të ngrënë ushqim para agimit.

Iftari bashkë-Çelja e agjërimit me hurma, ujë dhe ushqime tradicionale.

Vizitat familjare-Takime dhe iftare me të afërm dhe miq.

Namazi i Teravive-Lutjet e natës në xhami.

Businessmag Albania i uron besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë e të pranuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0