AKSHI me pagat më të larta, partneritet me Nvidia për "Diellën". Prezantohet zyrtarisht Igli Tafa! - Business Magazine Albania

AKSHI me pagat më të larta, partneritet me Nvidia për “Diellën”. Prezantohet zyrtarisht Igli Tafa!

Katër ditë pas dorëheqjes së Mirlinda Karçanajt, kryeministri Edi Rama prezantoi në krye të AKSHI-t drejtorin e ri, Igli Tafa, duke i lënë porosinë e qartë: për të çuar para vizonin për modernizmin dhe digjitalizimin e të gjitha shërbimeve. 

“Igli është tjetër rekrut i Shqipërisë digjitale që ka lënë misione edhe punë të tjera në vende të tjera, dhe ka ardhur të shërbejë në një moment dramatik kur ne u sulmuan na terrori kibernetik. Kapaciteti i tij drejtues, i dikujt që është pjesë e juaja, kupton gjuhën tuaj, na bëri që së bashku me ministren t’i kërkojmë të spostohet brenda së njëjtës godinë”, u shpreh Edi Rama.

Lexo edhe:Kush është Igli Tafa, njeriu i sigurisë kibernetike që merr drejtimin e AKSHI-t?

“Jetojmë në një fazë të historisë, ku po ndodh një tjetër revolucion, si ai revolucioni që ju bëni çdo ditë për të transformuar Shqipërinë në shëmbëlltyrë të botës së re dixhitale. Po ndodh edhe një tjetër revolucion, më i egër, më i dhimbshëm, me më shumë plagë me më shumë brutalitet, por i domosdoshëm, revolucioni i transformimit të sistemit të drejtësisë nga një kalbësirë e gjallë, në një sistem drejtësie të drejtë, të barabartë dhe funksional. Jemi larg prej kësaj të fundit, por rruga është pakthim, dhe për fat të keq, nëse në botën tuaj virtuale eksperimente bëhen me algoritme, nëse në botën tuaj virtuale dështimet janë ngecje, fikje të programit, në këtë botën e drejtësisë, këto bëhen mbi lëkurën e njerëzve. Nuk është një kompjuter që fiket, është një jetë njeriu që vendoset në pozitë aspak të admirueshme dhe aspak për tu pasur zili”, vijoi Rama.

Kryeministri njoftoi edhe një tjetër partneritet të rëndësishëm, atë me kompaninë teknologjike Nvidia, e cila do të suportojë qeverinë shqiptare në infrastrukturën e nevojshme për operimin e Diellës.  “Nvidia është e gatshme të bëhet partnere me ne për Diellën. Kemi sfida të tjera, sic janë prokurimet me inteligjencën artificiale. Do të jetë model. Aleanca jonë me Microsoft e jashtëzakonshme. “, tha kryeministri.

Krah ministres Delina Ibrahimaj, Kryeministri Rama premtoi paga më të larta për punonjësit e AKSHI-t, në një kohë kur konkurrenca nga privati në këtë sektor është tepër e lartë.

shqiptarja 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0