Robotët humanoidë të Kinës, gati për spektaklin e Vitit të Ri Hënor - Business Magazine Albania

Robotët humanoidë të Kinës, gati për spektaklin e Vitit të Ri Hënor

Robotët humanoidë të Kinës, gati për spektaklin e Vitit të Ri Hënor

Emisioni më i ndjekur televiziv në Kinë, gala e Vitit të Ri Hënor e transmetuar nga CCTV, po përdoret këtë vit për të treguar ambicien e vendit në teknologji, veçanërisht në robotët humanoidë dhe inteligjencën artificiale.

Katër startup-e kineze, Unitree Robotics, Galbot, Noetix dhe MagicLab, do të prezantojnë robotët e tyre në këtë event madhor, i cili në Kinë ka rëndësi të ngjashme me Super Bowl në SHBA. Ky interes i madh për robotët humanoidë vjen në një moment kur disa prej këtyre kompanive po përgatiten të dalin në bursë, ndërsa shumë startup-e të AI po prezantojnë produkte të reja gjatë pushimeve të Vitit të Ri Hënor.

Vitin e kaluar, publiku u mahnit kur 16 robotë humanoidë vallëzuan në sinkron me artistë njerëzorë në skenë. Pak javë më vonë, themeluesi i Unitree u takua edhe me Presidentin e Kinës, Xi Jinping, çka tregon vëmendjen e lartë që po i jepet këtij sektori.  Shteti kinez po e mbështet fort zhvillimin e robotikës dhe inteligjencës artificiale. Në një vit, Presidenti Xi është takuar me disa themelues startup-esh në robotikë, duke i dhënë këtij sektori një rëndësi të veçantë publike dhe politike. Gala e CCTV-së përdoret prej vitesh për të promovuar arritjet teknologjike të Kinës.

Lexo edhe: A mund infrastruktura e Evropës të përballojë boom-in e inteligjencës artificiale?

Ekspertët thonë se robotët humanoidë përmbledhin disa nga pikat e forta të Kinës: teknologjinë e AI, prodhimin e pajisjeve dhe ambicien për të qenë lider global në industri. Për publikun dhe institucionet, robotët me pamje njerëzore janë më të lehtë për t’u kuptuar dhe për t’u “pranuar” si teknologji e së ardhmes. Sipas të dhënave të fundit, Kina ka prodhuar shumicën dërrmuese të robotëve humanoidë në botë vitin e kaluar dhe pritet që këtë vit shitjet të rriten ndjeshëm. Edhe Elon Musk ka pranuar se konkurrentët më të fortë për Teslën në fushën e robotëve do të jenë kompanitë kineze.

Për momentin, shumica e robotëve humanoidë përdoren ende në projekte testuese dhe demonstrime, kryesisht në fabrika, logjistikë dhe ambiente industriale. Disa prej tyre po testohen në fabrika të mëdha dhe në pika kufitare për ndihmë në punë mbështetëse. Kompanitë kineze po punojnë fort edhe për “trurin” e robotëve, pra inteligjencën artificiale që i ndihmon të kuptojnë ambientin, të dëgjojnë komandat e njerëzve dhe të kryejnë detyra gjithnjë e më të ndërlikuara. Ekspertët thonë se shfaqjet spektakolare, si salto apo valle, duken bukur për publikun, por sfida e vërtetë teknologjike është kur një robot arrin të kryejë me saktësi detyra të thjeshta, si të marrë një gotë uji pa e derdhur.

reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0