Fëmijët kalojnë orë të tëra të lidhur me telefonat e tyre celularë dhe rrezikojnë të bëhen të varur nga kjo teknologji. Ka gjithnjë e më pak hapësirë në jetët e tyre për lojëra në natyrë, dhe tastiera e telefonit inteligjent duket se është bërë forma e vetme e argëtimit.
Si mund ta përmbysim këtë trend?
Sipas Jessica Alexander, psikologe, eksperte arsimore, ku sipas saj “metoda daneze për rritjen e fëmijëve të lumtur mbetet metoda më e mirë për ti larguar ata nga kjo vatësi”. Metoda daneze për t’i shkëputur fëmijët nga smartfoni quhet shpesh “kutia e telefonave” dhe bazohet te rregullat e përbashkëta + shembulli i prindërve. Është shumë e thjeshtë dhe funksionon sepse bëhet normë familjare, jo ndëshkim.
Lexo edhe: Steve Jobs përdorte këtë metodë për të menduar më qartë
Si funksionon metoda daneze
Në shtëpi vendoset një kuti ose vend i përbashkët. Në orare të caktuara të gjithë (edhe prindërit) i lënë telefonat aty zakonisht: gjatë vakteve, pas shkollës për 1–2 orë dhe në mbrëmje pas një ore të caktuar
Rregulli kryesor: Prindërit japin shembullin
Nëse telefoni ndalohet për fëmijën, ndalohet edhe për të rriturit.
Çfarë bëjnë fëmijët në vend të telefonit
- lojëra tavoline
- sport ose shëtitje
- lexim
- biseda familjare
- aktivitete kreative (vizatim, ndërtim, muzikë)
- Pse funksionon në Danimarkë
- Nuk përdoret ndalim i ashpër
- Fëmija ndihet pjesë e vendimit
- Nuk krijon stres apo rebelim
- Forcon lidhjen familjare
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto