Ekspozimi i fëmijëve online, një problem që po e normalizojmë! - Business Magazine Albania

Ekspozimi i fëmijëve online, një problem që po e normalizojmë!

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

10 shkurti është vendosur si Dita Ndërkombëtare për Internet të Sigurt. Një datë që duhet të shërbejë si kambanë alarmi jo vetëm për prindërit, por edhe për institucionet që kanë përgjegjësi direkte në edukimin dhe mbrojtjen e fëmijëve. Sepse sot, bota virtuale që fshihet brenda një telefoni apo tableti është po aq reale sa oborri i shkollës dhe ndonjëherë shumë më e rrezikshme.

Interneti është një mjet i jashtëzakonshëm zhvillimi, informacioni dhe kreativiteti. Por ai është gjithashtu po bëhet një hapësirë ku rreziqet janë të padukshme, të shpejta dhe shpesh të pakontrollueshme. Pikërisht për këtë arsye, një ditë e tillë  duhet të shoqërohej me një axhendë të qartë informuese nga Ministria e Arsimit, nga shkollat, nga institucionet që kanë rol kyç në ndërtimin e një mjedisi digjital pozitiv, të sigurt dhe respektues. Fatkeqësisht, një vëmendje e tillë mungoi. Kujdesi për lundrimin në botë digjitale ende neglizhohet në Shqipëri.

E vërteta është se në kohën që po jetojmë, ku kufiri mes reales dhe virtuales është zbehur disi, ndërgjegjësimi nuk mund të mbetet vetëm përgjegjësi individuale. Ai duhet të jetë edhe institucional.  Duhet të jetë prioritet. Duhet të jetë politikë publike.

Si gazetare, por edhe si nënë kjo mungesë interesi në një ditë të tillë më shqetëson dhe më sjell ndërmend një tjetër çështje tjetër edhe më alarmante: ekspozimin e fëmijëve në internet. Jo vetëm nga prindërit, por edhe nga çerdhet, kopshtet publike dhe private, madje edhe nga subjekte dhe aktorë politikë.

Sot, është kthyer në normë që çerdhet dhe kopshtet të kenë faqe në Instagram apo Facebook, ku publikojnë pothuajse çdo aktivitet të përditshëm. Fytyrat e fëmijëve shfaqen hapur, pa filtra, pa mbulim… Në shumë raste, këto imazhe përdoren si mjet marketingu, si karrem dhe dëshmi e “cilësisë” së shërbimit, si instrument për të tërhequr prindër të rinj.

Por çfarë pasojash ka kjo në afatgjatë?

Ekspozimi digjital krijon një gjurmë që nuk zhduket. Fotot e sotme mund të qarkullojnë për vite me radhë, të shkarkohen, të ripërdoren, të manipulohen. Dhe ndërsa ne flasim për kushte, aktivitete apo investime, harrojmë se po ndërtojmë një identitet digjital për dikë që nuk ka dhënë ende pëlqimin e tij, që ende nuk ekupton botën që e rrethon.

E njëjta situatë shfaqet edhe në politikë. Fëmijë të pranishëm në aktivitete publike, në takime, në fushata, shfaqen në profile zyrtare deputetësh, ministrash apo kryetarësh bashkish. Shpesh pa leje nga prindërit, pa mbulim fytyrash, pa prapamendim se çfarë pasojash mund të sjellë nesër një fotografi e postuar sot.

Në një vend ku diskutojmë për ”Diella”, ministre AI, transformim digjital, inteligjencë artificiale dhe inovacion, duket paradoksale që ende nuk kemi një debat publik serioz mbi mbrojtjen e imazhit të fëmijëve online. Nuk mjafton të flasim për internet të sigurt një herë në vit. Nevojiten rregulla më të forta, udhëzime të qarta për institucionet arsimore, standarde të detyrueshme për përdorimin e imazhit dhe sanksione kur këto tejkalohen.

Sepse siguria online nuk është vetëm çështje filtrash apo aplikacionesh kontrolli prindëror. Është çështje kulture, edukimi, vetëpërmbajtje, ligji dhe përgjegjësie kolektive.

Opinion
Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull i përkasin autorit/es dhe nuk pasqyrojnë në asnjë mënyrë qëndrimin editorial të Business Magazine.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Mos qaj për shkak se mbaroi, por buzëqesh sepse ndodhi.”
— Dr. Seuss
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0