Obeziteti sjell 70% rrezik më të lartë për infeksione serioze, 1 në 10 vdekje në botë, sipas studimit të ri! - Business Magazine Albania

Obeziteti sjell 70% rrezik më të lartë për infeksione serioze, 1 në 10 vdekje në botë, sipas studimit të ri!

Obeziteti sjell 70% rrezik më të lartë për infeksione serioze, 1 në 10 vdekje në botë, sipas studimit të ri!
Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Njerëzit që jetojnë me obezitet kanë një rrezik 70% më të lartë për raste të rënda të sëmundjeve infektive, sipas një studimi të ri.

Probabilitetet për t’u shtruar në spital ose për të vdekur nga një sëmundje infektive – siç janë gripi, COVID-19, pneumonia dhe gastroenteriti – rriten tek njerëzit me obezitet, sipas një studimi të ri të botuar në The Lancet.

“Ndërsa pritet që normat e obezitetit të rriten në nivel global, do të rritet edhe numri i vdekjeve dhe shtrimeve në spital nga sëmundjet infektive të lidhura me obezitetin”, tha autorja e studimit, Solja Nyberg nga Universiteti i Helsinkit.

Ajo shtoi se, për të zvogëluar rrezikun e infeksioneve të rënda, si dhe probleme të tjera shëndetësore të lidhura me obezitetin, nevojiten urgjentisht politika që mbështesin stilet e jetesës së shëndetshme dhe humbjen e peshës, duke përfshirë aksesin në ushqim të përballueshëm dhe të shëndetshëm dhe mundësitë për aktivitet fizik.

Lexo edhe: Ndjesia e humbjes pas leximit, psikologjia e “hangover”-it të librave

Studimi analizoi të dhëna nga mbi 67,000 të rritur në Finlandë dhe mbi 470,000 të rritur në të dhënat e Biobank në Mbretërinë e Bashkuar për të parë marrëdhënien midis obezitetit dhe sëmundjeve të rënda infektive.

Studiuesit matën indeksin e masës trupore (BMI) të pjesëmarrësve në fillim të studimit dhe i klasifikuan ata në tre grupe të ndryshme: peshë e shëndetshme, mbipeshë dhe obezë.

Njerëzit me obezitet u klasifikuan më vonë si klasa I (30–34,9 kg/m2), klasa II (35–39,9 kg/m2) ose klasa III (≥40,0 kg/m2).

Studimi zbuloi se njerëzit me obezitet kishin një rrezik 70 për qind më të lartë të shtrimit në spital ose vdekjes nga çdo sëmundje infektive krahasuar me njerëzit me një peshë të shëndetshme, ata me një BMI midis 18.5 dhe 24.9.

Studiuesit panë se rreziku rritej vazhdimisht me rritjen e peshës trupore. Njerëzit me obezitetin më të rëndë – BMI ≥40 kg/m² – kishin tre herë më shumë rrezik se njerëzit me një peshë të shëndetshme.

“Zbulimi ynë se obeziteti është një faktor rreziku për një gamë të gjerë sëmundjesh infektive sugjeron se mund të përfshihen mekanizma të gjerë biologjikë”, tha Mika Kivimäki, udhëheqëse e studimit në University College London.

Ai shtoi se është e besueshme që mbipesha dobëson aftësinë e sistemit imunitar për t’u mbrojtur kundër baktereve, viruseve, parazitëve ose kërpudhave infektive, gjë që mund të rezultojë në sëmundje më serioze.

CL

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Mos qaj për shkak se mbaroi, por buzëqesh sepse ndodhi.”
— Dr. Seuss
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0