Samsung Electronics, partner global olimpik dhe paraolimpik, prezantoi sot edicionin olimpik të Galaxy Z Flip7, i dizajnuar ekskluzivisht për të gjithë sportistët që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore Milano Cortina 2026. Ky edicion i veçantë i pajisjes do t’u dedikohet afro 3.800 olimpikëve dhe paraolimpikëve nga rreth 90 vende, duke i shoqëruar ata gjatë gjithë përvojës së lojërave, nga jeta e përditshme në fshatin olimpik deri te kapja dhe shpërndarja e momenteve kyçe, nga garat deri te festimet.
Edicioni olimpik do të bëhet pjesë e momenteve zyrtare në podiumet e fituesve përmes funksionit Victory Selfie, i cili do të prezantohet për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026. Për herë të parë, kjo veçori do të shtrihet edhe në sportet ekipore në Lojërat Olimpike, duke u mundësuar të gjithë sportistëve pjesëmarrës të regjistrojnë momentin e tyre të fitores nga perspektiva personale.
Përveç kësaj, sportistët nga disa Komitete Olimpike Kombëtare (NOC) të përzgjedhura do të kenë mundësinë të ndajnë pasionet e tyre personale dhe shpirtin sportiv përmes Victory Profile, një seri e re fotografish të realizuara me Galaxy S25 Ultra.
“Sportistët janë në qendër të Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike dhe Samsung, si partner global, i mbështet ata prej gati 30 vitesh përmes inovacioneve të menduara mobile,” u shpreh Stephanie Choi, zëvendëspresidente ekzekutive dhe drejtuese e Qendrës së Marketingut Mobile në divizionin Mobile eXperience (MX) të Samsung Electronics. “Që nga lojërat e Soçit 2014, ne i kemi mbështetur sportistët me edicione olimpike të pajisjeve dhe është një nder për ne ta vazhdojmë këtë angazhim edhe në Milano Cortina 2026. Me edicionin olimpik, sportistët do të mund të lidhen me tifozët dhe njerëzit e tyre më të afërt në çdo moment të paharrueshëm, në mënyrën e tyre.”
Lexo edhe: Ekrani i iPhone 18 Pro pritet të sjellë një hap cilësor falë Samsung
Edicioni i veçantë olimpik në nder të Lojërave Olimpike dimërore
Galaxy Z Flip7 është një shoqërues inteligjent dhe kompakt, i projektuar për përdorim të pandërprerë dhe besueshmëri në jetën e përditshme. Galaxy AI kombinohet me ekranin e ri FlexWindow, të zgjeruar nga një skaj në tjetrin, duke mundësuar një përvojë mobile të thjeshtë, të rrjedhshme dhe të fuqizuar nga inteligjenca artificiale. Përdorimi intuitiv me një dorë e bën Galaxy Z Flip7 një mbështetje praktike për sportistët gjatë gjithë periudhës së Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore. Ndër veçoritë kryesore përfshihen:
- Kamera e dyfishtë e pasme, që përfshin një sensor 50 MP me kënd të gjerë dhe një 12 MP ultra-këndi i gjerë, duke siguruar qartësi të shkëlqyer të imazheve.
- Now Brief, që ofron përditësime ditore të personalizuara, si rikujtues, ngjarje nga kalendari dhe përmbledhje të aktivitetit fizik. Përveç kësaj, mundëson akses në të dhëna mbi shëndetin dhe mirëqenien nga aplikacione të caktuara.
- Photo Assist, që mundëson përmirësime fotografike me cilësi studioje të fuqizuara nga inteligjenca artificiale, duke lejuar zhvendosjen, heqjen ose zmadhimin e objekteve, rregullimin e këndeve si dhe plotësimin e sfondit.
Përveç funksioneve të përmendura, edicioni olimpik i Galaxy Z Flip7 sjell një dizajn ikonik që shënon pjesëmarrjen e sportistëve në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore, si dhe shërbime praktike të dedikuara për përmirësimin e përvojës së tyre në fshatin olimpik dhe gjatë gjithë zhvillimit të garave.
Ngjyra karakteristike blu, që mbulon xhamin e pasmë të pajisjes, përputhet me stilin unik të Lojërave Milano Cortina 2026 dhe përfaqëson ndërthurjen mes identitetit shumëvjeçar të Samsung dhe domethënies kulturore të ngjyrës azurre italiane. Kjo ngjyrë pasqyron gjithashtu frymën e unitetit dhe të fair play-t sportiv që mishërojnë Lojërat Olimpike. Korniza metalike e personalizuar në ngjyrë ari simbolizon përpjekjen e sportistëve për përsosmëri dhe momentet e fitores në podium, si dhe aspiratën e vazhdueshme të markës për më të mirën. Edicioni olimpik i pajisjes shoqërohet gjithashtu me një mbrojtëse transparente magnetike, me magnet rrethor blu, të rrethuar nga gjethe dafine në ngjyrë ari, si simbol i fitores.
Çdo pajisje përfshin edhe një sfond ekskluziv me motive të Lojërave Olimpike Dimërore, i krijuar posaçërisht për Milano Cortina 2026. Kurbat shumëngjyrëshe përfaqësojnë sportet dimërore dhe janë frymëzuara nga linjat që krijohen nga kontakti i tehut të patinave me sipërfaqen e akullit. Këta elementë dizajni festojnë shpirtin olimpik dhe pasionin e çdo sportisti.
Me funksionin Dual Recording, sportistët mund t’i bëjnë momentet e tyre me tifozët, familjen dhe bashkëgaruesit edhe më të paharrueshme. Kjo veçori mundëson regjistrimin njëkohësisht me kamerën e pasme dhe atë të përparme, duke kapur në një të vetëm si ngjarjet përpara tyre, ashtu edhe reagimet personale. Modaliteti Dual Recording, i përshtatur ekskluzivisht për edicionin olimpik, është i aksesueshëm përmes një rrëshqitjeje të thjeshtë mes mënyrave të fotografimit në aplikacionin “Camera”. Sportistët mund të shfrytëzojnë gjithashtu pamjen e ndarë për të eksploruar kënde të reja kreative dhe duke zmadhur pamjen nga kamera e pasme, ta afrojnë edhe më shumë aksionin. Pamjet mund të parashikohen në kohë reale drejtpërdrejt në ekranin FlexWindow.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.