Arsyeja pse disa aroma na bëjnë më të lumtur! - Business Magazine Albania

Arsyeja pse disa aroma na bëjnë më të lumtur!

Në mbarë botën, gjithnjë e më shumë marka parfumesh po investojnë jo vetëm në aroma tërheqëse, por edhe në efektin që këto aroma kanë mbi mirëqenien emocionale të njerëzve. Nuk bëhet fjalë thjesht për një erë të këndshme, por për një përvojë që ndikon drejtpërdrejt në gjendjen shpirtërore, kujtesë dhe ndjesinë e qetësisë.

Sipas shkencëtarëve, lidhja mes nuhatjes dhe emocioneve është shumë më e fortë sesa mendohet. Profesor Sandeep Robert Datta, neurobiolog në Harvard University, shpjegon se nuhatja është një nga shqisat e pakta që lidhet drejtpërdrejt me qendrat emocionale të trurit.

“Kur ndiejmë një aromë, ajo aktivizon epitelin nuhatës, një shtresë neuronesh e vendosur në pjesën e sipërme të hundës. Këta receptorë identifikojnë kimikatet që çlirohen nga parfumet, lulet apo objektet aromatike dhe i dërgojnë menjëherë sinjale elektrike trurit. Çdo aromë është një përzierje kimikatesh. Kur nuhatim, trupi ynë i përpunon të gjitha këto sinjale njëkohësisht” -shpjegon Datta.

Lexo edhe: Kaon Krasniqi, 14-vjeçari shqiptar që po transformon arsimin me AI

Pikërisht kjo është arsyeja pse truri arrin të dallojë aromat dhe t’i lidhë ato me përvoja të caktuara. Sinjalet e nuhatjes udhëtojnë drejt zonave kyçe të trurit, përfshirë amygdalën dhe hipokampusin, të cilat janë përgjegjëse për emocionet dhe kujtesën.

Neuroshkencëtarja Rachel Herz thekson se kjo lidhje e drejtpërdrejtë shpjegon pse një aromë mund të na kthejë menjëherë në një kujtim të fëmijërisë ose të na ndryshojë humorin brenda sekondash. “Amygdala përpunon emocionet, ndërsa hipokampusi krijon dhe ruan kujtesën. Kjo është arsyeja pse aromat janë kaq të fuqishme emocionalisht“-shpjegon Herz.

Kjo njohuri shkencore po përdoret gjithnjë e më shumë nga industria e parfumeve, e cila synon të krijojë aroma që jo vetëm të pëlqehen, por edhe të nxisin ndjenja pozitive si qetësia, vetëbesimi apo lumturia. Në këtë mënyrë, parfumet po shndërrohen nga një aksesor luksi në një mjet që ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien tonë psikologjike.

harvard

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0