Ligj i ri për influencerët në Shqipëri, rrezikojnë mbylljen e llogarive nëse nuk regjistrohen në QKB - Business Magazine Albania

Ligj i ri për influencerët në Shqipëri, rrezikojnë mbylljen e llogarive nëse nuk regjistrohen në QKB

Ligj i ri për influencerët në Shqipëri, rrezikojnë mbylljen e llogarive nëse nuk regjistrohen në QKB

Ndryshimet e fundit ligjore, të publikuara në fletoren zyrtare si pjesë e paketës fiskale, shtrijnë kuptimin e aktivitetit ekonomik edhe në internet. Çdo individ që gjeneron të ardhura online, përfshirë blogerët dhe influencerët, tani konsiderohet subjekt tregtar dhe ka detyrimin të publikojë të dhëna të cilat përfshijnë NIPT-in, emrin e subjektit, adresën dhe kontaktin në profilin e tij.

Kjo situatë ngre disa pyetje, veçanërisht se si do të identifikohet administrata tatimore dhe çfarë ndodh me ata që refuzojnë të publikojnë këto të dhëna. Ndryshimi në ligjin për procedurat tatimore ka përcaktuar mënyrën se si do të kontrollohet aktiviteti ekonomik online. Pas marrjes së një njoftimi zyrtar nga administrata tatimore, ata që operojnë si VIP-a do të duhet të formalizojnë punën e tyre në rrjetet sociale. Identifikimi i këtyre individëve do të bëhet nëpërmjet të ardhurave të depozituara në llogaritë e tyre bankare.

Lexo edhe: 2 përbërësit që fuqizojnë vlerat ushqyese të çdo ushqimi

Avni Tobli, auditues ligjor, thekson se të njëjtët standarde që i zbatohen bizneseve duhet të zbatohen edhe për influencerët, të cilët përballen me kërkesën për fatura nga bizneset me të cilat bashkëpunojnë. Ligji parashikon masa të ashpra për ata që nuk i përmbahen këtyre rregullave, duke përfshirë bllokimin e llogarive në rrjete sociale nga AKEP dhe gjoba për ata që nuk zbatojnë.

“Edhe unë si biznes i kam këto të dhëna të ekspozuara, duke filluar nga NIPT-i, adresa, të dhëna të subjektit edhe këta individë duhet t’i kenë të publikuara në llogarinë e tyre sociale. Mund të them që ka individë influencer që vijnë ne zyrën time për tu trajtuar si një subjekt tregtar pasi tani vet po ja kërkojnë edhe bizneset që bashkëpunojnë të cilët në fund duhet të kenë një fature për pagesat e kryera. Është një kërkesë e mëparshme tashme e realizuar dhe shumë mirë te gjithë që kryejnë këtë lloj aktiviteti ta zbatojnë.”, shprehet audituesi ligjor Avni Tobli për TCH.

Arsyeja për këto ndryshime lidhet me monitorimet e administratës tatimore. Sipas të dhënave, vetëm gjatë vitit të kaluar, janë identifikuar rreth 100 profile në rrjete sociale që kanë gjeneruar mbi 33 milionë euro të ardhura nga aktivitete online. Kjo tregon se ekonomia online është në rritje, por gjithashtu bëhet e qartë se ka nivele të larta informaliteti që synohet të integrohen në sistemin tatimor.

Këto ndryshime synojnë të sigurojnë një kontroll më të mirë të aktiviteteve të këtij lloji dhe të ulin informalitetin ekonomik, duke sjellë një qartësi më të madhe në mënyrën si funksionon ekonomia online në vend.

TCH

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0