Japonia arrin shndërrimin e ujit të kripur në energji - Business Magazine Albania

Japonia arrin shndërrimin e ujit të kripur në energji

Japonia arrin shndërrimin e ujit të kripur në energji

Në përpjekjen globale për të ulur varësinë nga karburantet fosile, Japonia ka bërë një hap historik drejt energjisë së pastër. Muajin e kaluar, vendi aziatik inauguroi në Fukuoka centralin e parë të energjisë “osmoticë”, duke u bërë shteti i dytë në botë që investon në këtë teknologji, pas Danimarkës, e cila hapi të parën në vitin 2023.

Energjia “osmoticë”, e njohur edhe si “energji blu”, prodhohet nga përzierja e ujit të ëmbël me ujin e kripur përmes një membrane gjysmëpërshkuese. Ky proces gjeneron presion që lëviz turbina për të prodhuar elektricitet. Me këtë sistem, Japonia synon të prodhojë rreth 880 mijë kilovat orë në vit, energji e mjaftueshme për të furnizuar afërsisht 300 familje. Fillimisht, centrali do të përdoret për të siguruar energji për impiantin e desalinizimit të Fukuokës, që furnizon me ujë të pijshëm zonat përreth.

Lexo edhe: Deficite, inflacion dhe populizëm!Trashëgimia ekonomike e Trump

Ekspertët theksojnë se kjo lloj energjie ka avantazhin e prodhimit të pandërprerë, pasi nuk ndikohet nga klima apo drita e diellit, si në rastin e energjisë diellore apo eolike. Për më tepër, nuk lëshon emetime të drejtpërdrejta të CO₂.

Megjithatë, sfidat teknike mbeten. Sipas inxhinieres Sandra Kentish nga Universiteti i Melburnit, humbjet e energjisë gjatë pompimit dhe kalimit të ujit në membrana janë ende të konsiderueshme.

Pavarësisht pengesave, studiuesit besojnë se nëse potenciali i saj shfrytëzohet në grykëderdhjet e lumenjve të mëdhenj, kjo energji mund të mbulojë deri në 40% të kërkesës globale.

theguardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0