Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë.... - Business Magazine Albania

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është takuar në Athinë me Sekretarin amerikan të Energjisë, Chris Wright, dhe Sekretarin amerikan të Punëve të Brendshme, Doug Burgum. Takimet u mbajtën në kuadër të punimeve të Samitit të Partneritetit për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC), një nismë strategjike që synon forcimin e bashkëpunimit energjetik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore.
Samiti u organizua nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, në bashkëpunim me Qeverinë Greke dhe Qendrën Globale të Energjisë pranë Këshillit Atlantik, duke mbledhur në Athinë ministra të energjisë, ekspertë dhe përfaqësues të lartë politikë nga rajoni.
Në një video-mesazh nga Athina, Zv.Kryeministrja Balluku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik në fushën e energjisë, duke vlerësuar mesazhin e Sekretarit Wright si një vizion frymëzues për të ardhmen energjetike të Europës.
“Sekretari i Energjisë, Chris Wright, adresoi fjalën e tij me një vizion frymëzues, i cili kishte në qendër sigurinë energjetike, bashkëpunimin transatlantik, por mbi të gjitha bashkërendimin e shteteve për të minimizuar impaktin e gazit rus në Europë,” – u shpreh Balluku.
Ajo shtoi se prania e Sekretarit Amerikan të Punëve të Brendshme, Doug Burgum, në këtë samit tregon qartë rolin thelbësor që energjia luan jo vetëm në zhvillimin ekonomik, por edhe në sigurinë globale.
Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë forum të nivelit të lartë nënvizon angazhimin e vendit për t’u bërë pjesë aktive e dialogut ndërkombëtar mbi tranzicionin energjetik, diversifikimin e burimeve dhe forcimin e qëndrueshmërisë energjetike në rajon.
Samiti P-TEC shërben si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe politikave që synojnë reduktimin e varësisë nga burimet e paqëndrueshme të energjisë dhe nxitjen e investimeve në teknologjitë e pastra, në përputhje me objektivat e transformimit të gjelbër global.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0