Zyrtarisht në Epokën e Gjeoekonomisë: Urgjenca e Evropës për rregulla të reja të ekonomike në kohët e pasigurisë gjeopolitike - Business Magazine Albania

Zyrtarisht në Epokën e Gjeoekonomisë: Urgjenca e Evropës për rregulla të reja të ekonomike në kohët e pasigurisë gjeopolitike

Zyrtarisht në Epokën e Gjeoekonomisë: Urgjenca e Evropës për rregulla të reja të ekonomike në kohët e pasigurisë gjeopolitike

Nga Alesia Makaj

Një epokë e re ekonomike me fokusin në ndryshimet dhe pasiguritë gjeopolitike

Fjalimi i fundit i Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në Berlin Global Dialogue 2025, është një paralajmërim për të gjithë: bota po ndryshon më shpejt se hapi i zakonshëm i të të bërit politikë dhe i të qeverisurit. Evropa po hyn zyrtarisht në një epokë të re gjeoekonomike, ku fuqia po matet sigurisht me investimet në armatim, ushtri dhe kontrollin e kufinjve, por edhe me zinxhirin global të furnizimit, lëvizjen e kapitalit, investime strategjike në teknologji dhe burimet natyrore. Në këtë kohë si e sotmja, çdo instrument ekonomik po përdoret si “armë” gjeopolitike dhe çdo vonesë për t’ju përshtatur zhvillimeve mund të kushtojë shtrenjtë.

Von der Leyen pohon se koha nuk pret: Evropa duhet të veprojë me shpejtësi, të përshpejtojë inovacionin, të largojë pengesat burokratike dhe të mbrojë pavarësinë e saj ekonomike dhe strategjike. Nuk është më koha për heshtje ose analiza të ngadalta. Sfidat globale kërkojnë vizion largpamës dhe vendimmarrje të shpejtë. Çdo investim, çdo rregullim ligjor, çdo politikë duhet të matet me shpejtësinë e kohës dhe riskun që na rrethon, sepse koha e pasivitetit ka mbaruar.

Urgjenca e Evropës dhe ndikimi global

Në fjalimin e saj, Von der Leyen evidentoi se varësia  energjitike, mineralet kritike dhe teknologjitë strategjike kanë potencialin të jenë “armët” e reja gjeoekonomike. Vende si Kina apo Rusia, po përdorin gjithnjë e më shumë kontrollin mbi burimet natyrore për të imponuar fuqinë e tyre politiko-ekonomike, duke krijuar presione të paprecedenta për ekonomitë e tjera. Për Evropën, përgjigjja është e qartë: diversifikim burimesh, riciklim i mineraleve kritike jo më për qëllime ekologjike sikurse shprehet Von der Leyen, partneritete të reja globale si Ukraina, Australia, Kanada, Kazakistani, Uzbekistani, Kili apo dhe Groenlanda, dhe thjeshtim i rregullave për të nxitur inovacionin dhe investimet. Mesazhi është i qartë që Evropa nuk mund të bëjë më biznes si zakonisht. Ajo duhet të parashikojë risqet, të veprojë me urgjencë dhe vendosmëri, si dhe të krijojë sisteme që mund të përballojnë krizat dhe përshtaten shpejt me to. Nga energjia tek mineralet kritike, nga inovacioni tek lëvizja e kapitalit dhe zinxhirëve të furnizimit, Evropa po kërkon të ndërtojnë pavarësi dhe siguri strategjike, pra një diskurs të ri gjeoekonomik.

Lexo edhe: Në diskutim modeli italian për monopatinat në Shqipëri

Po Shqipëria në cilën epokë është?

Edhe për Shqipërinë, këto mesazhe nuk janë të largëta. Siguria energjetike dhe e resurseve strategjike është një çështje që ndikon drejtpërdrejt realitetin tonë ekonomik, edhe pse vendi ynë nuk ka industri prodhimi si ajo e mikroçipave, gjysmëpërçuesve, apo në sektorë si ai ushtarak dhe ajror-hapësinor, ku mineralet kritike janë literalisht të përdorura si lëndë të para të prodhimit. Megjithatë, çdo presion global ose ndërprerje në furnizim mund të ndikojë në investime, në shtrenjtimin e importeve për produkteve që lidhen ngushtë me industritë e prekura, si dhe në konkurrencën e kompanive shqiptare lidhur me çmimet e energjisë, veçanërisht për bizneset e mëdha që blejnë energji në tregun e hapur.

Por sfidat mund të krijojnë dhe mundësi. Si për shembull Shqipëria mund të vijojë të rrisë kapacitetet e energjisë së rinovueshme, përfshirë investimet që lejojnë bizneset të përdorin burime të qëndrueshme dhe të rrisin pavarësinë e tyre energjetike, siç ndodhi pas krizës energjetike të shkaktuar nga lufta Rusi–Ukrainë. Po ashtu, vendi mund të hapë rrugën për investime të reja, transparente dhe konkurruese, në parqe të mëdha fotovoltaike dhe në infrastrukturë moderne energjetike.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0