E ardhmja është këtu, thjesht e shpërndarë pabarazisht! - Business Magazine Albania

E ardhmja është këtu, thjesht e shpërndarë pabarazisht!

Businessmag Albania ka kënaqësinë të jetë pjesë e një prej ngjarjeve më rëndësishme të rajonit për financat, teknologjinë dhe lidershipin, konferencës Infintech, e cila nisi dje në mëngjes në Tivat të Malit të Zi. Një ditë e gjatë, intensive, por jashtëzakonisht frymëzuese, që filloi herët në mëngjes me një takim për mediat, dhe pas një ecjeje meditative buzë detit vijoi me një serë panelesh e fjalimesh.

Evente të tilla shpesh janë të lodhshme për nga ritmi, por janë edhe mundësi të arta për të dëgjuar nga afër zërat që po udhëheqin inovacionin në rajon. Drejtues bankash dhe kompanish teknologjie, ekspertë ndërkombëtarë të sigurisë kibernetike dhe inteligjencës artificiale, na lanë të kuptonim vetëm një mesazh të qartë: ‘’Transformimi digjital nuk është më një zgjedhje, është domosdoshmëri.”

Lexo edhe:Bankingu i së ardhmes: Teknologji me zemër, besim me emocion

Një nga momentet kyçe ishte nga Joe Reis, autor i librit “Fundamentals of Data Engineering”, i cili kujtoi një thënie të William Gibson: “The future is here, but it’s not evenly distributed.” Një reflektim mbi mënyrën se si e ardhmja digjitale nuk po përhapet në të njëjtin ritëm kudo, dhe se përgjegjësia për ta bërë atë më të barabartë bie mbi ne që punojmë në këtë fushë.

Po aq frymëzues ishte edhe diskutimi mbi sigurinë kibernetike, një temë që sot është më aktuale se kurrë. Ekspertët theksuan se zhvillimi i inteligjencës artificiale po sjell jo vetëm mundësi, por edhe rreziqe të reja, dhe se ekuilibri midis inovacionit dhe mbrojtjes së të dhënave mbetet një sfidë e hapur. Nikola Milović, Kreu i operacioneve dhe transformimit digjital në ‘’ Hipotekarna Bank’’ na dha një tjetër prespektivë me ‘’Teksa Bashkimi Evropian bën rregullatorin, Shtetet e Bashkuara bëjnë inovatorin.’’

Në mesin e gjithë këtyre emrave ndërkombëtarë, ishte kënaqësi të shihje në skenë edhe Lila Canaj, përfaqësuese e Shqipërisë dhe drejtore e sektorit të shitjeve me pakicë në Tirana Bank. Një rikujtesë se Shqipëria është ‘’frontrunner’’e këtij rrugëtimi rajonal drejt bankingut digjital, inovacionit dhe personalizimit të shërbimeve për klientët. Në fund të ditës, ajo që mbetet pas një konference të tillë nuk janë vetëm fjalët apo prezantimet, por ndjesia se je pjesë e një ndryshimi që po ndodh tani. Një ndryshim që kërkon kurajë për të pranuar risitë, për t’u përshtatur dhe për të mësuar çdo ditë diçka të re.

‘’Kjo është e ardhja, dhe është detyra jonë ta shpërndajmë në formë të barabartë.’’

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0