Fatin nuk e kontrollojmë, por mund të përmirësojmë mënyrën si vendosim, dhe sa vendime më të mira të marrim, aq më të mëdha janë gjasat për rezultate pozitive.
Një shembull: një mjeke, e pakënaqur prej pesë vitesh, kishte 0% gjasa të ishte e lumtur në punën aktuale pas një viti, por 50% në një të re. Ky krahasim e bëri të largohej menjëherë. Duke nënvizon se distanca mund të krijohet edhe duke pyetur “Çfarë do t’i këshilloja dikujt tjetër në këtë situatë?” ose duke kërkuar mendimin e një mentori. Ajo kritikon faktin që vendimmarrja nuk mësohet në shkolla, ndonëse është thelbësore për jetën. Ndërsa lëndë si trigonometria janë të nevojshme për disa profesione, nxënësit rrallë mësojnë koncepte si të menduarit me probabilitet, ndjenja e kontrollit mbi vendimet, apo njohja e prirjeve mendore që na çojn në marrjene vendimeve te gabuara. Këto mund të përshtaten sipas moshës, nga lojërat me letra për fëmijët e vegjël, te parashikimi dhe analiza e informacionit për gjimnazistët.
Për ta përhapur këtë kulturë, Duke dhe bashkëshorti i saj kanë krijuar një organizatë që synon integrimin e edukimit për vendimmarrje në shkollat amerikane. Nga një punonjës, kompania sot numëron gati 40, ka departamente edukimi, kërkimi dhe politikash publike, si dhe 12 milionë dollarë në grante për të zhvilluar kurrikula dhe bazë shkencore për këtë lloj edukimi. Synimi: t’i mësohet çdo fëmije se si të marrë vendime më të mira, veçanërisht në një epokë ku inteligjenca artificiale po ndryshon ekosistemin e informacionit. Mesazhi i saj është i thjeshtë por i fuqishëm: sa më të mirë të bëhemi në marrjen e vendimeve në kushte pasiguriw, aq më të suksesshëm dhe të lumtur do të jemi, dhe ndoshta do të fitojmë më shpesh edhe në poker.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.