Agjencia Carat, pjesë e dentsu, grupit global të komunikimit, ka siguruar një mandat të ri trevjeçar me Vodafone Group për planifikimin dhe blerjen e hapësirave reklamuese në media shtrirë ne Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë (EMEA).
Pas një proçesi rishikimi konkurrues, kontrata e re hyn në fuqi më 1 Janar 2026 duke vazhduar kështu bashkëpunimin gjashtëvjeçar ekzistues mes Vodafone dhe dentsu
Në kuadër të marrëveshjes, Carat do të vijojë të menaxhojë blerjen e hapësirave reklamuese në media në 11 tregje të EMEA-s: Shqipëri, Çeki, Egjipt, Gjermani, Greqi, Irlandë, Portugali, Rumani, Afrikë e Jugut, Turqi dhe Mbretërinë e Bashkuar, për markat Vodafone dhe VOXI. Gjithashtu, Carat do të vazhdojë të mbështesë Vodafone për të rritur kapacitetet e menaxhimit dhe blerjes së hapësirave reklamuese në media brenda kompanisë.
Lexo edhe:Apliko tani për Demo Area në SCEWC + TMWC 2025
Rinovimi i këtij partneriteti përfaqëson një hap përtej ofrimit të shërbimeve tradicionale duke e kthyer Carat në një partner transformimi për Vodafone dhe prezencën e tij të udhëhequr nga media. Marrëveshja hap rrugën për më shumë integrim dhe zgjidhje të personalizuara, duke shfrytëzuar ekspertizën e dentsu në të dhëna, inteligjencë artificiale dhe analiza të audiencës për rezultate novatore dhe të matshme.
Anna Campbell, Presidente dhe Drejtoreshë e Përgjithshme, përgjegjëse për Klientët Global në Carat, e përshkroi këtë fitore si një dëshmi të qartë të forcës së partneritetit:
“Sigurimi i një kontrate të tretë radhazi me Vodafone është një arritje e jashtëzakonshme dhe një vlerësim i fuqishëm për rezultatet që kemi sjellë së bashku. Ky rinovim pasqyron forcën e marrëdhënies sonë afatgjatë, vizionin e përbashkët për transformim të udhëhequr nga media dhe talentin e rrjetit tonë global. Mezi presim të vazhdojmë të sjellim risi, duke shfrytëzuar kapacitetet tona Media++.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto