Apliko tani për Demo Area në SCEWC + TMWC 2025 - Business Magazine Albania

Apliko tani për Demo Area në SCEWC + TMWC 2025

04-11-2025 Join

Bëhu pjesë e Demo Area në kuadër të Smart City Expo World Congress, Tomorrow.Mobility, Tomorrow.Building dhe Tomorrow.Blue Economy.
Nëse ke një zgjidhje inovative dhe në pararojë të teknologjisë, ky është një shans unik për ta ekspozuar pajisjen tënde përpara një audience globale.

👉 Afati i aplikimeve: 1 shtator 2025, ora 23:59 CET

Kriteret e përzgjedhjes

  • Zgjidhja duhet të lidhet me temat e eventit.

  • Duhet të jetë e pavarur (self-standing).

  • Duhet të jetë prototip ose pilot, jo ende në treg komercial.

  • Startup-et që ekspozojnë në event do të kenë prioritet.

  • Produkti duhet të ofrojë një zgjidhje të re ose të përmirësuar ndjeshëm.

Barcelona, 4–6 Nëntor 2025

Më shumë informacione i gjeni këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0