A është “Blue Mind Theory” sekreti i një pushimi të mrekullueshëm? - Business Magazine Albania

A është “Blue Mind Theory” sekreti i një pushimi të mrekullueshëm?

A është “Blue Mind Theory” sekreti i një pushimi të mrekullueshëm?

Kur planifikojnë pushimet ideale, shumica e njerëzve fokusohen te vizitat në vende të famshme, restorante të njohura apo itinerare sa më të ngjeshura. Por çfarë nëse sekreti i një udhëtimi të vërtetë të kënaqshëm nuk qëndron te sasia e gjërave që bën, por te afërsia me… ujin? Këtu hyn në lojë “blue mind theory”,  një teori që ka potencialin të ndryshojë mënyrën se si e mendojmë kohën tonë larg përditshmërisë.

Çfarë është “blue mind theory”?

“Blue mind theory është ideja se të ndodhurit pranë ujit, qofshin oqeanet, liqenet apo lumenjtë, ka një efekt qetësues në tru,” tha Leigh Barnes, President i Americas në Intrepid Travel, për HuffPost. “Dhe sinqerisht, kjo ka kuptim. Ka diçka te uji që të qetëson nervat dhe të pastron mendjen. Kur bota bëhet shumë e zhurmshme, pranë ujit është si të marrësh një frymëmarrje të thellë.” Pra, ajo ndjesi qetësie që përjeton në bregdet nuk vjen vetëm nga një pina colada në resort (edhe pse mund të ndihmojë). “Si dikush që ka kaluar shumë kohë pranë ujit, besoj plotësisht te ‘blue mind theory’,” u shpreh blogerja e udhëtimeve Esther Susag. “Është arsyeja pse ndihesh menjëherë i relaksuar pranë detit apo i rifreskuar pas një noti në liqen. Nuk ka të bëjë me të parë sa më shumë vende, por me të rikthyerit në qendër të vetes.” Kërkimet kanë mbështetur idenë se afërsia me ujin ndihmon në reduktimin e stresit, uljen e rrahjeve të zemrës dhe përmirësimin e mirëqenies emocionale, dhe madje, s’është e nevojshme të hysh fare në ujë për të ndjerë këto përfitime. “Koncepti i ‘blue mind’ përshkruan një gjendje të ngjashme me meditimin që përjetojmë kur jemi pranë, në, mbi apo nën ujë, një ndjesi qetësie dhe paqeje,” tha Graham Carter, CEO dhe bashkëthemelues i Cruise Croatia. “Ka një cilësi magjike te ritmi i dallgëve, horizonti i pafund i kaltër dhe lëvizja e butë e detit që të rivendos balancën mendore. Është një efekt shërues që nuk e gjen askund tjetër.”

Lexo edhe: Pushimet verore me më shumë telefona se lojëra, mjekët ngrenë alarmin

Pse një pushim pranë ujit bën mirë për mendjen dhe trupin

Udhëtimet pranë ujit nuk ofrojnë vetëm kujtime – ato ndihmojnë edhe në një rivendosje mendore. “Ka shumë gjëra për të dashur në këtë lloj pushimi,” tha Barnes. “Uji të tërheq natyrshëm dhe të ndihmon të shkëputesh nga gjithçka, pa aplikacione, pa zhurmë, vetëm ritmi i dallgëve apo qetësia e një liqeni malor. Për udhëtarët që ndihen të mbingarkuar nga bota moderne, ky lloj përvoje është jashtëzakonisht shërues.” Ai shtoi se ka një rritje të ndjeshme të interesit për aventurat pranë ujit tek Intrepid – nga ekspeditat me kajak dhe zhytjet me snorkel, te shëtitjet përgjatë brigjeve. “Nuk është thjesht argëtim, është mirëqenie,” tha ai. Sipas Susag, një nga përfitimet më të mëdha është sa rigjeneruese mund të ndjehet kjo lloj udhëtimi, sidomos për ata që vijnë nga një periudhë e ngarkuar pune apo ndihen të djegur emocionalisht. “Është shëruese, veçanërisht nëse ke qenë në ‘modalitetin e zhurmshëm të jetës’,” tha ajo. Për më tepër, nuk ke nevojë për një buxhet të madh për të përjetuar efektin e “blue mind”.“Magjia e këtij koncepti qëndron te thjeshtësia dhe aksesueshmëria,” tha Mike Larragueta, president dhe CEO i Visit Reno Tahoe. “Mjafton të qëndrosh pranë ujit, një liqen, lumë, pishinë apo burim natyral dhe stresi fillon të zbehet. Është një kujtesë se format më të mira të mirëqenies janë shpesh më të thjeshtat.”

A ka ndonjë të metë kjo mënyrë udhëtimi?

Nëse je tipi i udhëtarit që kënaqet nga një itinerar i mbushur me aktivitete, atëherë pushimi me “blue mind” mund të kërkojë një rikalibrim të pritshmërive. “E vetmja ‘e metë’ reale është se mund të jetë sfiduese nëse po përpiqesh të përfshish shumë plane,” tha Susag. “Duhet të jesh i gatshëm të bësh më pak dhe të lejosh përvojën të jetë rreth qetësisë, jo intensitetit.” Por për shumë njerëz, pikërisht kjo është esenca. “Mund të jetë e vështirë të kthehesh në realitet pas një udhëtimi të tillë,” tha Michael Farb, CEO i Boatsetter. “Dhe realisht, kërkon pak qëllimshmëri,  jo çdo destinacion ofron qasje të lehtë në ujë, dhe jo të gjithë janë mësuar të planifikojnë udhëtime që vendosin përparësi te prezenca, jo te axhenda e stërngarkuar.” Gjithashtu, është e rëndësishme që destinacioni të përputhet me rehatinë personale të udhëtarit, theksoi Jonathan Alder, CEO dhe themelues i Jonathan’s Travels. “Jo të gjithë janë të përshtatshëm për qëndrime në ishuj të largët apo periudha të gjata në det. Çelësi është të gjesh ambientin e duhur ‘blue’ për secilin, qoftë një bungalow mbi ujë apo një resort bregdetar luksoz me akses të lehtë në komoditete urbane.”

Si të planifikosh një udhëtim sipas “blue mind theory”?

Si të përfitosh nga fuqia restauruese e ujit në pushimin tënd të radhës? “Kërko vende ku uji është në zemër të përvojës dhe mendo se si do të dëshiroje të ndërveprosh me të, në mënyrë të përgjegjshme, natyrisht,” këshillon Barnes. “Qoftë të lundrosh në një fjord, të notosh në një gjirin e fshehur apo thjesht të shikosh lindjen e diellit mbi det, çelësi është të ngadalësosh ritmin dhe të lejosh që uji të bëjë magjinë e tij.” Ai shton se bashkimi në një tur të vogël me udhërrëfyes lokal mund të të lehtësojë organizimin dhe të të ndihmojë të përqendrohesh në moment. “Për një udhëtim të frymëzuar nga ‘blue mind’, zgjidh destinacione ku uji është pjesë e përditshmërisë, si fshatra bregdetare të qeta apo vende pranë liqeneve,” rekomandon Susag. “Dhe njëherë që je aty, gjej kohë për të qenë thjesht prezent. Shiko dallgët, bëj një shëtitje në breg apo not në perëndim të diellit. Nuk ka të bëjë me të bërit, por me të ndjerit.” Mos e mbush axhendën me aktivitete. “Lëre hapësirë për momente spontane, jo të përditshëm, lexim në kuvertë, soditje të horizontit pa asnjë qëllim të caktuar,” tha Carter. “Lëre detin të ndikojë tek ti. Përqafo aktivitetet ujore , qoftë noti, snorkel, kajaku apo thjesht qëndrimi në sipërfaqe,  ato aktivizojnë të gjitha shqisat.”

HP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0