Mark Cuban: Aftësia që e bën një punonjës të jetë i pazëvendësueshëm (dhe që shpesh anashkalohet) - Business Magazine Albania

Mark Cuban: Aftësia që e bën një punonjës të jetë i pazëvendësueshëm (dhe që shpesh anashkalohet)

Mark Cuban: Aftësia që e bën një punonjës të jetë i pazëvendësueshëm (dhe që shpesh anashkalohet)

Cilat janë cilësitë që e bëjnë një punonjës të jetë ndër më të mirët? Disa janë jashtëzakonisht produktivë. Të tjerë janë bashkëpunëtorë të shkëlqyer. Ka nga ata që nxisin përmirësimin e të gjithë ekipit përreth. E madje, edhe nga ata që nuk ngurrojnë të të tregojnë kur nuk po jep maksimumin, diçka që mund të mos jetë e këndshme, por është gjithmonë e vlefshme.

Në këtë kontekst, vlen të përmendet perspektiva e Mark Cuban, sipërmarrës dhe investitor i njohur, i cili ka udhëhequr me qindra njerëz në biznese të ndryshme ndër vite.

Sipas Cuban, cilësia që bën diferencën te një punonjës i jashtëzakonshëm është kjo: Ai që ul nivelin e stresit të eprorit të tij, bëhet i pazëvendësueshëm.

“Personat që punojnë gjatë me mua nuk janë vetëm të zgjuar apo të motivuar. Ata janë të etur për të mësuar dhe mbi të gjitha, e kuptojnë që vlera më e madhe që mund t’i ofrojnë një drejtuesi është ulja e stresit të tij,” — shprehet Cuban. Në të kundërt, ai shton se ata që mendojnë se janë të pazëvendësueshëm shpesh janë ata që krijojnë më shumë stres, përmes dramave, konfliktualitetit, komplikimeve apo negativitetit të vazhdueshëm. Në çdo organizatë, njerëzit që sjellin drama shpesh e dëmtojnë më shumë sesa kontribuojnë. Marrin merita që nuk u përkasin. Marrin gjithçka personale. Nxisin tension. Ndërsa njerëzit që qetësojnë situatat dhe ofrojnë zgjidhje, janë ata që sjellin stabilitet dhe zhvillim.

Lexo edhe:Tony Robbins: 5 aftësi për menaxhimin e jetës që të ndihmojnë të arrish më shpejt objektivat e tua

Një shembull konkret? Robbie, një operator teknik që jo vetëm kryente punën e tij në mënyrë të shkëlqyer, por parashikonte dhe zgjidhte problemet para se të ndodhnin.
Ai ishte i tipit që do t’i thoshte shefit:
– “Kemi një problem me rripin transportues. E kam lajmëruar elektriçistin dhe do e ndërpresim punën për drekë më herët që të mos kemi vonesa.”
– “Muajin tjetër Mark do të mungojë për disa ditë pasi gruaja e tij do të operohet. Nuk do kemi zëvendësues, ndaj po stërvisim Steve për ta zëvendësuar.”
– “Duhet të flasësh me Doug. Është i pakënaqur që nuk ka marrë promovim dhe po bëhet problem.”

Robbie nuk vetëm që nuk shtonte stres për drejtuesin e tij, por e reduktonte atë në mënyrë aktive, duke e bërë të jetë gjithmonë një hap përpara. Në çdo raport pune, kjo është një cilësi që shpesh nuk përmendet në vlerësimet zyrtare, por që ka një ndikim të drejtpërdrejtë në ecurinë e gjithë ekipit dhe të drejtuesit. Prandaj, punonjësit që jo vetëm bëjnë mirë punën e tyre, por edhe ndihmojnë drejtuesin të përmbushë më mirë të tijën, duke mos e stresuar dhe duke e lehtësuar, janë shpesh më të vlefshmit në organizatë. Dhe si të tillë, duhet të vlerësohen me pagesë dhe besim në përputhje me këtë kontribut të çmuar.

inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0