Forbes: Shqipëria, ndër vendet më të mira për të shijuar pensionin jashtë shtetit në vitin 2025 - Business Magazine Albania

Forbes: Shqipëria, ndër vendet më të mira për të shijuar pensionin jashtë shtetit në vitin 2025

Forbes: Shqipëria, ndër vendet më të mira për të shijuar pensionin jashtë shtetit në vitin 2025

Forbes ka përpiluar një listë me vendet më të mira për të dalë në pension në vitin 2025, duke analizuar koston e jetesës, taksat, cilësinë dhe çmimin e kujdesit shëndetësor, mundësinë për të udhëtuar lehtësisht drejt SHBA-së, nivelin e kriminalitetit, klimën, lehtësinë për të marrë leje qëndrimi dhe përdorimin e gjuhës angleze.

Në këtë analizë janë përfshirë edhe faktorë si rreziqet klimatike dhe të fatkeqësive natyrore. Për shembull, Filipinet nuk janë pjesë e listës për shkak të ekspozimit të lartë ndaj rreziqeve natyrore sipas raportit të fundit të Kombeve të Bashkuara. Më poshtë janë disa nga 24 vendet më të preferuara për të dalë në pension në vitin 2025 sipas Forbes:

 Shqipëria

Klima mesdhetare, plazhe të bukura dhe kosto e ulët jetese

  • Qytete të rekomanduara: Tirana, Durrësi, Vlora, Shkodra

  • Kosto jetese: Rreth gjysma e mesatares në SHBA

  • Kujdes shëndetësor: I mjaftueshëm, me përmirësime të vazhdueshme

  • Lehtësia për të qëndruar: E thjeshtë, me vizë D për qëndrim afatgjatë

Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s, ndodhet përballë Italisë dhe ofron peizazhe të mrekullueshme, një klimë mesdhetare dhe jetë me kosto të ulët. Kriminaliteti serioz është i ulët dhe vendi është politikisht i qëndrueshëm. Kujdesi shëndetësor është ende në zhvillim, por siguracioni privat është i rekomandueshëm. Pensionistët duhet të deklarojnë rreth 17,500 dollarë të ardhura vjetore për të përfituar vizën e qëndrimit. Ndër vendet më të rekomanduara për të jetuar janë Tirana, qytetet bregdetare Durrës dhe Vlorë, si dhe qyteti historik i Shkodrës. Anglishtja flitet, por jo në të gjitha zonat.

Lexo edhe:Studimi: Helmi i bletës shkatërron 100% të qelizave të kancerit të gjirit në më pak se 60 minuta!

 Argjentina

Kulturë europiano-latine dhe peizazhe të jashtëzakonshme

  • Qytete të rekomanduara: Buenos Aires, Cordoba, Mendoza, Rosario

  • Kosto jetese: Shumë më e ulët se në SHBA

  • Kujdes shëndetësor: Cilësor, sidomos në qytetet e mëdha

  • Lehtësia për të qëndruar: E lehtë, përmes vizës pensionado

Argjentina ofron një përzierje të kulturës latine me atë europiane dhe është një nga vendet me shërbimet më të mira shëndetësore në Amerikën Latine. Kërkohet një të ardhur prej të paktën 24,000 dollarësh në vit për të përfituar vizën e pensionit. Gjuha spanjolle është e nevojshme për integrim më të mirë.

 Austria

Një version më i lirë i Zvicrës, por kërkohet njohja e gjuhës gjermane

  • Qytete të rekomanduara: Vjena, Innsbruck, Salzburgu, Linz

  • Kosto jetese: E ngjashme me SHBA

  • Kujdes shëndetësor: Shumë i mirë

  • Lehtësia për të qëndruar: E mundshme, por kërkesa të larta

Austria ka një sistem shëndetësor të shkëlqyer, peizazhe mahnitëse dhe një nivel të ulët kriminaliteti. Për të përfituar leje qëndrimi, duhet të vërtetohet një të ardhur prej rreth 50,000 dollarësh në vit për çift dhe njohje e gjuhës gjermane. Ka kuotime vjetore, ndaj rekomandohet ndihmë profesionale lokale.

Belize

Vend i vogël në Amerikën Qendrore ku flitet anglisht

  • Qytete të rekomanduara: Ambergris Caye, Corozal, Caye Caulker, Placencia

  • Kosto jetese: Më e ulët se SHBA

  • Kujdes shëndetësor: Bazik

  • Lehtësia për të qëndruar: Shumë e lehtë

Belize ofron një ambient tropikal, stil jete të relaksuar dhe është vetëm dy orë fluturim nga SHBA. Programi për pensionistët kërkon një të ardhur prej vetëm 24,000 dollarësh në vit dhe ofron përjashtime nga taksat mbi të ardhurat jashtë vendit.

Kanada

Afër SHBA, por e vështirë për qëndrim të përhershëm pa lidhje familjare

  • Qytete të rekomanduara: Guelph, Niagara-on-the-Lake, Moncton, Estevan

  • Kosto jetese: Pak më e ulët se SHBA

  • Kujdes shëndetësor: Cilësor dhe i përballueshëm

  • Lehtësia për të qëndruar: Vetëm 6 muaj në vit për shumicën e amerikanëve

Kanadaja mbetet një zgjedhje e preferuar për shkak të afërsisë, gjuhës angleze dhe stabilitetit. Për ata me lidhje familjare, ekziston mundësia për leje të përhershme. Të tjerët mund të qëndrojnë gjashtë muaj çdo vit, duke përfituar një pension të pjesshëm jashtë vendit.

FORBES-Lista e plotë e shteteve këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0