EasyPay prezanton një standard të ri sigurie: SCA, tashmë pjesë e platformës sonë digjitale - Business Magazine Albania

EasyPay prezanton një standard të ri sigurie: SCA, tashmë pjesë e platformës sonë digjitale

Në një epokë ku besimi digjital është shndërruar në themelin e çdo ndërveprimi financiar, EasyPay përforcon më tej pozicionin e saj si lider i padiskutueshëm në fushën e pagesave elektronike në Shqipëri. Me kënaqësi njoftojmë implementimin e Strong Customer Authentication (SCA) – një nga mekanizmat më të avancuar të sigurisë digjitale – si pjesë integrale e aplikacionit mobile.

Ky zhvillim nuk është një veprim i thjeshtë përputhjeje me kërkesat rregullatore të Bashkimit Evropian. Përkundrazi, ai përfaqëson një angazhim të qartë dhe afatgjatë ndaj të gjithë përdoruesve për të ofruar një përvojë pagese që i përmbahet standardeve më të larta ndërkombëtare – në aspektin e sigurisë, besueshmërisë dhe transparencës.

Lexo edhe:Çfarë është Fintech 3.0, epoka që po thyen barrierat financiare

Strong Customer Authentication (SCA) është një qasje moderne që e transformon thelbësisht mënyrën sesi përdoruesit autentifikohen dhe kryejnë veprime sensitive në aplikacion. Çdo pagesë, hyrje ose veprim financiar i rëndësishëm kërkon tashmë një verifikim të dyfishtë. Ky proces përfshin kombinimin e të paktën dy elementëve: diçka që përdoruesi di (si PIN-i), diçka që ai zotëron (si pajisja e tij) dhe diçka që lidhet me identitetin e tij (si gjurmët e gishtave apo identifikimi biometrik në pajisje). Kjo nuk është vetëm një masë sigurie – është një mënyrë për të garantuar që çdo transaksion kryhet nga vetë personi i autorizuar, në mënyrë të shpejtë, të qetë dhe të mbrojtur.

Ky hap është pjesë e një vizioni më të madh që EasyPay ndjek me përkushtim: të ndërtojë një ekosistem pagesash ku siguria nuk është një opsion shtesë, por një parim i rrënjosur në vetë dizajnin e platformës. Në një treg që po ecën me ritme të shpejta drejt harmonizimit me standardet evropiane, ne besojmë se besimi dhe siguria janë thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm dhe për rritjen e besueshmërisë së gjithë sektorit.

Implementimi i SCA nuk është thjesht një përmirësim teknik – është një deklaratë e qartë e filozofisë EasyPay. EasyPay nuk ndjek thjesht trende; ata i paraprijnë atyre. Duke sjellë teknologji të nivelit më të lartë në një treg në zhvillim, ata po ndërtojnë jo vetëm një platformë që funksionon – por një standard të ri për të gjithë industrinë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0