Çfarë është Fintech 3.0, epoka që po thyen barrierat financiare - Business Magazine Albania

Çfarë është Fintech 3.0, epoka që po thyen barrierat financiare

Nga Fatima Gorezi – Bota e financës ka kaluar nëpër një transformim rrënjësor gjatë dekadave të fundit, shtyrë kryesisht nga përparimet dhe zhvillimet teknologjike kudo në botë. Në epiqendër të këtij ndryshimi ndodhet Fintech, termi i përdorur  për të nënkuptuar “teknologjinë financiare”; një teknologji e cila ka evoluar në disa faza për t’iu përgjigjur nevojave të një bote gjithnjë e më digjitale dhe të ndërlidhur. Faza më e fundit e kësaj evolucioni, e njohur si Fintech 3.0, nisi menjëherë pas krizës financiare globale të vitit 2008 dhe vazhdon të diktojë mënyrën sesi e kuptojmë dhe menaxhojmë paratë sot.Kjo epokë e re e inovacionit financiar karakterizohet nga rritja e bankingu mobil, platformat peer-to-peer (P2P) për huadhënie direkte dhe prezantimi i monedhave digjitale si Bitcoin. Nën sfondin e një humbjeje masive të besimit tek institucionet tradicionale financiare, Fintech 3.0 solli alternativa më transparente, më miqësore për përdoruesin dhe më të aksesueshme.

Nëse Fintech 1.0 lidhej me sistemet e pagesave  si Stripe, Plaid, PayPal  dhe Fintech 2.0 me blockchain-inFintech 3.0 mund të konsiderohet si epoka e përfshirjes. Bankingu ka qenë prej kohësh një mjet që u ka shërbyer të pasurve për të shtuar pasurinë. Me Fintech 3.0, duket sikur mjetet e financave po zhvendosen nga sallonet luksoze drejt shtëpive modeste, ndërsa po ndërtohen ura mes popullatave të nënpërfaqësuara dhe zgjidhjeve financiare,

Pak histori dhe kriza e vitit 2008 

E nisur nga kolapsi i tregut të pasurive të paluajtshme në SHBA, kriza e 2008-ës shkaktoi një zinxhir dështimesh në institucionet më të mëdha financiare dhe solli një rënie ekonomike me pasoja të rënda ku miliona njerëz humbën vendet e punës, shtëpitë dhe kursimet e jetës. Kjo krizë zbuloi boshllëqet e thella në sistemin financiar tradicional, veçanërisht mungesën e transparencës në produktet komplekse si obligacionet të mbështetura mbi hipotekat apo derivativët financiarë. Perceptimi se bankat ishin më të interesuara për fitimin se për klientin krijoi një kërkesë të re: për shërbime financiare më të hapura dhe më të ndershme.

Ky ishte momenti kur një brez i ri sipërmarrësish dhe teknologësh pa një mundësi. Kështu nisi Fintech 3.0, një periudhë inovacioni që synonte të përmirësonte aksesin, përdorshmërinë dhe etikën në sektorin financiar. Bankingu mobil përmbysi mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me bankat, që nga menaxhimi i llogarive në kohë reale, deri te mundësia për të aplikuar për kredi nga telefoni.  Më tej Bitcoin, i prezantuar në vitin 2009, hodhi themelet për monedhat digjitale dhe teknologjinë blockchain, një sistem që eliminon ndërmjetësit, shton transparencën dhe ofron siguri të lartë.

Roli jetik i Fintech në tregjet në zhvillim si Shqipëria
Në vendet në zhvillim si Shqipëria, Fintech ka luajtur rol të pazëvendësueshëm për përfshirjen financiare. Ardit Mero, kreu i IT -së dhe Zhvillimit të Biznesit i EasyPay Albania shprehet se Fintech 3.0 është një mundësi e shkëlqyer dhe se vendi mund të bëjë një kapërcim teknologjik në këtë drejtim me përkushtimin e duhur  institucional dhe inovacion nga sektori privat.

Tregu shqiptar është në një pikë kthese. Nga njëra anë, rregulloret e reja , si ato për Open Banking, SEPA dhe onboarding digjital po krijojnë kushtet që Shqipëria të përafrohet me standardet evropiane. Nga ana tjetër, teknologjitë e reja po gjejnë gjithnjë e më shumë vend në përditshmërinë financiare të qytetarëve. Easypay ka qenë dhe mbetet promotor i këtij transformimi. Si institucioni i parë i licencuar për Open Banking në Shqipëri dhe rajon, kemi hedhur bazat për produkte të avancuara si “Pay-by-bank” për e-commerce, pagesa të përsëritura dhe “Open Banking as a Service”. E-wallet-i ynë, i pari ne tregun shqiptar prej mbi 10 vite dhe tashmë i personalizuar për nevoja të përditshme, është më i perdoruri në treg dhe shërben si mjet kyç për përfshirjen financiare të popullsisë – qofshin me apo pa llogari bankare.

Lexo edhe: Product Launch #5: Stampisti sjell ngjyra, histori dhe dashuri në çdo printim!

Në një vend si Shqipëria, ku niveli i përfshirjes financiare mbetet ende i kufizuar(aksesi në internet, ndarja gjinore etj) dhe ku kultura e të paguarit cash-i vazhdon të jetë dominante për shumicën e popullësisë, Fintech 3.0 shihet si një sfidë jo vetëm ndaj sistemit tradicional financiar, por edhe ndaj mentalitetit popullor

Vitet e fundit kanë sjellë përmirësime të mëdha në përfshirjen financiare në Shqipëri, nga më pak se 40% e popullsisë madhore me një llogari bankare, në mbi 80% sot. Megjithatë, përdorimi i shërbimeve financiare inovative mbetet ende i ulët dhe besimi te teknologjia kërkon ende kohë dhe edukim. Fintech 3.0 është më shumë mundësi sesa sfidë – nëse zbatohet me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse. Në Easypay e kemi kuptuar se duhet t’u ofrojmë klientëve zgjidhje që i përfshijnë, jo i përjashtojnë: që nga pagesat tërësisht digjitale deri tek shërbimet cash në rrjetin tonë prej mbi 550 agjentësh. Qëllimi është që qytetari të mund të hyjë në sistemin financiar përmes çdo dere, por t’i udhëhiqet vlerësisht drejt benefiteve të digjitalizimit.

Fakti që aplikacioni Easypay është kanali me rritjen më të shpejtë në kompaninë tonë tregon se qytetarët po e përqafojnë këtë transformim. Me shtimin e mbi 75 shërbimeve në portofolin elektronik, përdorimi i E-wallet po bëhet gjithnjë e më i natyrshëm – dhe ky është hapi i parë drejt një Shqipërie pa cash. ” – thotë Mero.

Sipas tij institucionet shqiptare kanë treguar angazhim të fortë në krijimin e nje kuadri rregullator modern, duke përmendur faktin se Banka e Shqipërisë ka hedhur hapa të rëndësishëm me Open Banking dhe SEPA, dy nisma kyçe për rritjen e konkurrencës dhe uljen e kostove financiare per individËt dhe bizneset shqiptare. Tashmë është thelbësore që këto reforma të mos mbeten vetëm në letër. Me mbi një vit vonesë nga afati fillestar për funksionalitetin e Open Banking, është koha për të shtyrë fort implementimin praktik dhe bashkëpunimin mes bankave dhe institucioneve jo-bankare.

”Konsumatorët shqiptarë janë më të gatshëm se kurrë për të provuar zgjidhje të reja, nëse ato janë të thjeshta dhe të besueshme. Easypay ka qenë pionier në implementimin e identitetit digjital, duke aplikuar onboarding elektronik dhe firmë elektronike që në vitin 2024, përmes partneritetit me kompaninë ndërkombëtare Facephi. Regjistrimi online dhe aktivizimi i menjëhershëm i llogarisë lejojnë që klientët të fillojnë përdorimin e shërbimeve brenda 3 minutave, pa shkuar askund fizikisht.” – shprehet Mero.

Në një sektor ku saktësia dhe siguria janë thelbësore, përdorimi strategjik i AI-së është kyç për zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovacionin. ” Inteligjencën artificiale po e përdorim aktualisht për përmirësimin e shërbimit ndaj klientit, menaxhimin e rreziqeve dhe zhvillimin e produkteve të reja. Në te ardhmen, po planifikojme të lançojmë “Agjentin AI EP”, një asistent digjital i gjeneratës së re për përdoruesit tanë  dhe gjithashtu sistemin alternativ të vlerësimit të klienteve bazuar ne sjelljen e tyre ndaj pagesave. Ne besojmë se Fintech 3.0 nuk është një ide për të ardhmen – është një realitet që po e ndërtojmë sot. ” – thotë Ardit Mero.

A jemi ende në Fintech 3.0? Apo ka nisur faza tjetër?
Ndërsa Fintech 4.0 ende nuk është një term i njohur gjerësisht, ai përmbledh tendencat dhe inovacionet në zhvillim që pritet të formësojnë epokën e ardhshme të teknologjisë financiare. Këto përfshijnë bankimin e hapur, financat e decentralizuara (DeFi) dhe inteligjencën artificiale (AI), ndër të tjera.

Ndërsa Fintech 3.0 mban peshën kryesore në shumë rajone dhe sektorë, duket se tranzicioni drejt Fintech 4.0 do të varet nga shpejtësia e risive dhe teknologjive të reja.

 

Teknologjitë e reja ofrojnë potencial të jashtëzakonshëm për të kapërcyer pengesat që kufizojnë përfshirjen financiare në vendet në zhvillim. Por për të përfituar maksimalisht, duhet adresuar ndarja gjinore, përmirësuar infrastruktura digjitale, thjeshtuar procedurat bankare dhe fuqizuar edukimin financiar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0