Product Launch #5: Stampisti sjell ngjyra, histori dhe dashuri në çdo printim! - Business Magazine Albania

Product Launch #5: Stampisti sjell ngjyra, histori dhe dashuri në çdo printim!

Pasditen e djeshme, në një atmosferë plot ngjyra dhe energji pozitive, në hapësirën e bukur të OneConnect Hub brenda Piramidës në Tiranë, u mbajt eventi i pestë i Product Launch nga AlbaniaTech. Këtë herë në qendër të vëmendjes ishte një startup që flet për kreativitetin, dashurinë për detajin dhe dëshirën për të dhuruar diçka me kuptim, Stampisti.al.

Pas këtij startup-i që sapo ka nisur rrugëtimin e tij, qëndron Elena Velaj, një vajzë e re me shumë pasion dhe ide të bukura. Elena ndau me të pranishmit historinë e saj, e cila nisi thjesht nga dëshira për të bërë dhurata më të veçanta për njerëzit që do. Me kalimin e kohës, kjo dëshirë u kthye në një platformë online ku çdo njeri mund të krijojë produkte të personalizuara, qoftë për një mik, për veten, apo për të promovuar një brand me stilin e vet.

Lexo edhe:Rregulla të reja për internetin, ndalesë për regjistrimet live të fëmijëve

Stampisti është më shumë se një faqe për të porositur gjëra të personalizuara. Është një vend ku idetë marrin formë, ku një kujtim bëhet dhuratë dhe ku një markë e vogël mund të dallohet përmes kreativitetit. Platforma funksionon si një “print on demand”, që do të thotë se gjithçka prodhohet vetëm kur ti e porosit,  pa mbetje, pa stok të tepërt dhe me dorëzim të shpejtë. Stampisti është ideal për këdo që kërkon të dhurojë diçka ndryshe, por edhe për shkolla, organizata apo biznese që duan produkte origjinale me identitetin e tyre. Pjesëmarrësit në event patën mundësinë të shohin nga afër produktet që krijon Stampisti, të flasin me Elenën dhe të kuptojnë më shumë për vizionin që ajo ka: të sjellë më shumë ngjyra, emocione dhe dashuri në botën e dhuratave.

Ky ishte një tjetër event i veçantë i Product Launch, ku u festua jo vetëm një ide e re, por edhe guximi për të ndërtuar diçka me zemër.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0