Paramount i paguan Trump-it 16 milionë dollarë për të mbyllur një padi - Business Magazine Albania

Paramount i paguan Trump-it 16 milionë dollarë për të mbyllur një padi

Paramount ka rënë dakord të paguajë 16 milionë dollarë (13.57 milionë euro) për të zgjidhur një çështje shpifjeje të ngritur nga presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi kompania të martën në mbrëmje në një deklaratë zyrtare.Shuma, pas zbritjes së tarifave ligjore, do të shkojë për bibliotekën presidenciale që Trump synon të ndërtojë në të ardhmen.Padia u ngrit nga Trump në vlerën e 20 miliardë dollarëve (rreth 16.98 miliardë euro), duke akuzuar CBS News, pjesë e konglomeratit Paramount se kishte manipuluar me dashje një intervistë të emisionit “60 Minutes” me atëkohë nënpresidenten Kamala Harris, transmetuar në nëntor, duke mashtruar publikun.

Paramount ra dakord për kompensimin financiar, por pa ofruar asnjë ndjesë publike. Megjithatë, emisioni “60 Minutes” ka njoftuar se do të publikojë transkriptet e plota të intervistave me kandidatët presidencialë amerikanë, pas transmetimit të tyre në të ardhmen.

Lexo edhe: Trump: DOGE është një përbindësh që mund të “kthehet për të ngrënë Elonin”

Intervista që ndezi polemika përfshinte një pyetje për marrëdhëniet e SHBA-së me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Në një pjesë të publikuar paraprakisht, u përfshi një version i përgjigjes së Harris, ndërsa në episodin e plotë u transmetua një variant tjetër, i redaktuar.

Kushtetuta amerikane, përmes Amendamentit të Parë, u jep mediave një liri të gjerë për mënyrën si e paraqesin informacionin. Por Trump, në dokumentet e paraqitura në gjykatë, argumentoi se përgjigjja e Harris ishte “manipuluar në mënyrë që të ngatërrojë, mashtrojë dhe dezinformojë popullin amerikan me qëllim ndërhyrjen në zgjedhje”.

Marrëveshja për zgjidhje paraprake çoi në dorëheqjen e producentit ekzekutiv të “60 Minutes”, Bill Owens, më herët gjatë këtij viti. Edhe CEO e CBS News dhe CBS Media Ventures, Wendy McMahon, dha dorëheqjen.

“Nuk ishte më e mundur për mua të drejtoja emisionin siç kam bërë gjithmonë”, shkroi Owens në një letër drejtuar stafit.

Marrëveshja vjen vetëm një ditë përpara mbledhjes vjetore të aksionarëve të Paramount.

Kompania ndodhet në një moment kyç, teksa po përpiqet të përmbyllë një bashkim me Skydance Media përpara afatit të 7 korrikut, një proces që kërkon miratim federal. Nëse është e nevojshme, kompanitë kanë të drejtën për një shtyrje automatike prej 90 ditësh.

Paramount theksoi se marrëveshja me Trump-in “është plotësisht e ndarë dhe e pavarur nga transaksioni me Skydance dhe procesi i miratimit nga FCC”.

Kjo është hera e dytë që Trump merr kompensim financiar nga një media e madhe që prej zgjedhjes së tij.

Në dhjetor, ABC News pjesë e grupit Disney ra dakord të paguante 15 milionë dollarë (rreth 12.74 milionë euro) për të mbyllur një tjetër çështje shpifjeje të ngritur nga Trump ndaj rrjetit dhe gazetarit George Stephanopoulos.

Në atë rast, Trump pretendoi se Stephanopoulos e kishte shpifur duke thënë gjatë një interviste se Trump ishte “shpallur fajtor për përdhunim”.

Një juri në një çështje civile më herët e kishte shpallur Trump-in përgjegjës për abuzim seksual ndaj shkrimtares E. Jean Carroll në mesin e viteve 1990, si dhe për shpifje ndaj saj, kur pretendoi se ajo po gënjente për të promovuar librin e saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0