Warren Buffett dhuron 6 miliardë dollarë në aksione të Berkshire - Business Magazine Albania

Warren Buffett dhuron 6 miliardë dollarë në aksione të Berkshire

Warren Buffett dhuron 6 miliardë dollarë në aksione të Berkshire

Warren Buffett dhuroi të premten një tjetër shumë marramendëse prej 6 miliardë dollarësh në aksione të Berkshire Hathaway, duke i ndarë mes Fondacionit Gates dhe katër organizatave bamirëse familjare. Ky është donacioni më i madh vjetor që ai ka bërë që prej se nisi të dhurojë pasurinë e tij gati dy dekada më parë.

Dhënia e rreth 12.36 milionë aksioneve të klasit B të Berkshire e çon shumën totale të donacioneve të Buffett në mbi 60 miliardë dollarë. Ai dhuroi:

9.43 milionë aksione për Fondacionin Gates, 943,384 aksione për Fondacionin Susan Thompson Buffett, dhe nga 660,366 aksione për secilën prej tre fondacioneve që drejtohen nga fëmijët e tij: Howard G. Buffett Foundation, Sherwood Foundation dhe NoVo Foundation.

Edhe pas këtij donacioni, Buffett zotëron ende 13.8% të aksioneve të Berkshire, sipas të dhënave zyrtare mbi aksionet në qarkullim. Pasuria e tij neto para këtij donacioni vlerësohej në 152 miliardë dollarë, duke e renditur atë si personin e pestë më të pasur në botë, sipas revistës Forbes. Pas donacionit, ai pritet të zërë vendin e gjashtë. Donacioni i sivjetshëm i kalon atë të qershorit të kaluar, kur Buffett dhuroi 5.3 miliardë dollarë, dhe atë të nëntorit, kur kontribuoi edhe 1.14 miliardë dollarë për fondacionet familjare. Në një deklaratë, Buffett theksoi se nuk ka ndërmend të shesë asnjë nga aksionet e tij të Berkshire. Aktualisht 94 vjeç, Buffett filloi të dhurojë pasurinë e tij në vitin 2006.

Lexo edhe:4 vlerat që duhet të ketë çdo kompani për të qenë e suksesshme

Ai ndryshoi testamentin e tij vitin e kaluar, duke përcaktuar që 99.5% e pasurisë së mbetur pas vdekjes të kalojë në një fond bamirës të administruar nga fëmijët e tij. Ata do të kenë rreth një dekadë kohë për ta shpërndarë fondin dhe vendimet duhet të merren në mënyrë unanime. Susie Buffett është 71 vjeç, Howard 70 dhe Peter 67. Warren Buffett ka udhëhequr kompaninë Berkshire Hathaway me seli në Omaha, Nebraska që prej vitit 1965. Konglomerati prej 1.05 trilionë dollarësh zotëron rreth 200 biznese, përfshirë kompaninë e sigurimeve Geico, hekurudhën BNSF dhe aksione në kompani të mëdha si Apple dhe American Express. Susie Buffett drejton Fondacionin Susan Thompson Buffett, i cili mbështet shëndetin riprodhues dhe mban emrin e nënës së saj, gruaja e parë e Warren Buffett. Fondacioni Sherwood mbështet organizata jofitimprurëse në Nebraska dhe programet e edukimit të hershëm. Fondacioni Howard G. Buffett fokusohet në luftën kundër urisë globale, trafikimit njerëzor dhe konfliktet ndërkombëtare. Ndërsa Fondacioni NoVo angazhohet për fuqizimin e vajzave dhe grave të margjinalizuara, si dhe për komunitetet indigjene. Buffett ka deklaruar më herët se donacionet për Fondacionin Gates do të përfundojnë pas vdekjes së tij.

cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0