One Albania prezanton ‘One Business Select’: zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme - Business Magazine Albania

One Albania prezanton ‘One Business Select’: zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

One Albania prezanton ‘One Business Select’: zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

Shërbimet e telekomunikacionit janë thelbësore për funksionimin dhe zhvillimin e çdo biznesi. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare, të cilat kanë nevojë për lidhje të qëndrueshme interneti, komunikim efikas dhe teknologji të reja që mbështesin operacionet e përditshme. Kësisoj, ato kërkojnë zgjidhje të besueshme, fleksible dhe të përshtatura me ritmin e tyre.

Për t’u ardhur në ndihmë pikërisht këtyre bizneseve, One Albania prezanton platformën më të re digjitale One Business Select, një mënyrë e lehtë, e shpejtë dhe e drejtpërdrejtë për të zgjedhur dhe kombinuar vetë shërbimet e komunikimit. Me vetëm disa klikime, nga zyra apo çdo vendndodhje tjetër, bizneset mund të krijojnë brenda pak minutash paketën e tyre të personalizuar: nga Interneti ne Fiber, planet Mobile dhe telefonia Fikse, deri te sistemi Could PBX dhe pajisjet shtesë si Wi-Fi extender.

Lexo edhe:Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Çfarë ofron One Business Select?

Drejtimi i një biznesi vjen me sfida të përditshme. Menaxhimi i shërbimeve të komunikimit nuk duhet të jetë një prej tyre. Me përdorimin e One Business Select, ndërmarrjet përfitojnë:

  • Zgjedhje të personalizuara të paketave të komunikimit, sipas nevojave konkrete të biznesit.
  • Proces të shpejtë dhe të thjeshtë, i realizueshëm plotësisht online, pa nevojë për ndërmjetës, telefonata apo vizita në dyqan.
  • Transparencë të plotë, me çmime dhe zbritje të pasqyruara në kohë reale, që i japin biznesit kontroll të plotë mbi kostot.
  • Kursim të ndjeshëm, pasi kombinimi i shërbimeve sjell tarifa më të ulëta se blerja veç e veç e tyre.
  • Menaxhim të përqendruar, me një faturë unike dhe asistencë të dedikuar për të gjitha shërbimet.

“Ne e projektuam One Business Select për të thjeshtuar dhe bërë më praktike zgjedhjen e shërbimeve për pronarët e bizneseve,” tha Linda Lekdushi, Drejtoreshë e Departamentit të Produkteve dhe Propozimeve për Biznesin në One Albania. “Qëllimi ynë është të rrisim performancën e biznesit me shërbimet dhe zgjidhjet që kompania One ofron. Njëkohësisht të thjeshtojmë komunikimin duke i dhënë mundësinë bizneseve të kursejnë nëpërmjet kombinimit të këtyre sherbimeve”.

Pavarësisht nëse jeni abonent ekzistues i One Albania apo klient i ri, platforma One Business Select  ka medoemos një zgjidhje të përshtatur për ju. One Business Select nuk është thjesht një platformë digjitale, është një partner i besueshëm për çdo biznes që synon efikasitet, kursim kohe dhe kontroll të plotë mbi shërbimet e tij të komunikimit.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0