Ardhmir Malziu/ I vetmi shqiptar i zgjedhur në NYC futet në Power 100! - Business Magazine Albania

Ardhmir Malziu/ I vetmi shqiptar i zgjedhur në NYC futet në Power 100!

Ardhmir Malziu/ I vetmi shqiptar i zgjedhur në NYC futet në Power 100!

Nga Eni Muça– Në një moment historik për komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara, Ardhmir Malziu është përfshirë për herë të parë në listën prestigjioze “Bronx Power 100”, e përgatitur nga City & State New York, duke u renditur si një nga 100 figurat më me ndikim në Bronx për vitin 2025.

I lindur në SHBA nga prindër shqiptarë dhe i rritur në zemër të Bronx-it, Ardy është sot një ndër zërat më aktivë dhe përfaqësues të brezit të ri të shqiptarëve në politikën lokale amerikane. Ai mban postin e District Leader për zonën e 80-të në Partinë Demokratike të Bronx-it, duke qenë kështu i vetmi zyrtar shqiptar-amerikan i zgjedhur në qytetin e Nju Jorkut. Po ashtu, Ardhmiri ushtron rolin e Koordinatorit të Komunitetit në Bronx Community Board 8, ku kontribuon drejtpërdrejt në ndërtimin e politikave vendore dhe mbështetjen e komunitetit në zona të tilla si Riverdale, Fieldston dhe Marble Hill.

Lexo edhe:Episodi i 4 i Think Big: Green Coast Hotel | MGallery Collection – Ku mali përqafon detin!

Me një përvojë të mëparshme pranë Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut dhe me eksperiencë në New York Yankees, ai ka ndërtuar një profil të fuqishëm si aktivist, strateg komuniteti dhe lider lokal. Kontributi i tij në përfshirjen e të rinjve dhe grupeve të margjinalizuara në proceset demokratike, përmes edukimit për votim dhe angazhimit si punonjës të qendrave të votimit, ka qenë një ndër arsyet kryesore të përfshirjes në listën e këtij viti. Malziu ka organizuar gjithashtu një sërë eventesh që nderojnë trashëgiminë kulturore shqiptare, duke e kthyer Bronx-in në një qendër të gjallë të krenarisë shqiptare në diasporë.

fjalën e tij pas publikimit të listës, ai shprehet: “Jam i nderuar që jam përfshirë në listën Bronx Power 100 për vitin 2025! Mirënjohës që shërbej si Udhëheqës Distrikti në Bronx dhe krenar që qëndroj krah liderëve të përkushtuar për të ngritur komunitetet tona. Bronx-i po ngrihet dhe ne sapo kemi filluar!”

 Ardhmir Malziu nuk është vetëm një emër në listë,  ai përfaqëson një brez të ri liderësh që nuk harrojnë rrënjët, por i kthejnë ato në forcë për ndryshim. Historia e tij është një frymëzim për shqiptarët kudo që ndodhen dhe një kujtesë e fuqishme se përfaqësimi ka rëndësi. Për bizneset, për të rinjtë dhe për diasporën, ai është një shembull i qartë i asaj që mund të arrihet me përkushtim, identitet të fortë dhe dëshirë për të ndikuar pozitivisht në komunitet.

 

No alternative text description for this image

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0