CEO i Zoom: “S'ka balancë punë-jetë. Puna është jeta, jeta është punë” - Business Magazine Albania

CEO i Zoom: “S’ka balancë punë-jetë. Puna është jeta, jeta është punë”

CEO i Zoom: “S'ka balancë punë-jetë. Puna është jeta, jeta është punë”

Eric Yuan, CEO i Zoom, i është bashkuar listës së gjatë të drejtuesve të njohur të biznesit dhe teknologjisë që mohojnë ekzistencën e balancës mes jetës dhe punës. Në një intervistë të fundit për podcast-in Grit, ai ndau një qasje të sinqertë e ndryshe mbi këtë temë që vazhdon të krijojë debat.

Çfarë ndodhi:
Duke folur në episodin më të fundit të Grit, Yuan deklaroi: “S’ka mënyrë për të balancuar. Puna është jetë, jeta është punë.” Më tej, ai shtoi: “Nuk kam asnjë hobi. E gjithë jeta ime është Zoom dhe familja ime.”

Kur u pyet se si menaxhon kërkesat konkurruese mes punës dhe familjes, ai u përgjigj shkurt: “Kur ka konflikt, e dini çfarë ndodh? Familja është e para. Kaq.”

Një e ardhme me më pak ditë pune?
Duke folur për të ardhmen, Yuan parashikoi se përparimet në inteligjencën artificiale mund të çojnë në një javë pune shumë më të shkurtër. “Imagjinoni në të ardhmen, kur teknologjia e AI të jetë mjaft e pjekur. A do të duhet të punojmë pesë ditë në javë? Ndoshta vetëm tre, ndoshta dy,” tha ai. Parashikim të ngjashëm ka bërë më herët këtë vit edhe themeluesi i Microsoft, Bill Gates.

Lexo edhe: 5 YouTube-rat më të pasur për 2025

Pse ka rëndësi:
Deklaratat e Yuan për balancën punë-jetë pasqyrojnë bindjet e disa prej figurave më me ndikim në teknologji dhe biznes. Investitori miliarder Mark Cuban, për shembull, ka qenë i drejtpërdrejtë: “Njerëzit thonë, ‘Më duhet një balancë punë-jetë.’ Nëse do të punosh nga ora 9 deri në 5, mund ta kesh atë balancë. Por nëse do të ‘shkëlqesh në lojë’, cilado qoftë loja jote, ka dikë që po punon 24 orë në ditë për të të mposhtur.”

Edhe Barack Obama, në një koment të bërë gjatë vitit 2024, theksoi se: “Nëse dëshiron të jesh i shkëlqyer në çdo fushë—sport, muzikë, biznes, politikë—do të ketë periudha në jetën tënde kur nuk do të kesh balancë; kur do të punosh pa pushim dhe me përqendrim të plotë.”

Nga ana tjetër, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, ka një qasje pak më ndryshe. Ai ka folur për konceptin e “harmonisë punë-jetë”, duke theksuar se kur je i përmbushur në karrierë dhe në jetën personale, të dyja fushat ndikojnë pozitivisht tek njëra-tjetra.

Ndërkohë, CEO i OpenAI, Sam Altman, e ka krahasuar investimin intensiv në karrierë në të njëzetat me parimin e interesit të përbërë: “Sa më shumë të punosh në fillim, aq më shumë do të përfitosh më vonë.”

BZ

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0