Biznesi në epokën e AI-së, 5 mënyra për të qenë një hap përpara - Business Magazine Albania

Biznesi në epokën e AI-së, 5 mënyra për të qenë një hap përpara

Formula me 4 hapa për rritje 10-fish në biznes

Në vitin 1785, poeti skocez Robert Burns shkroi: “Edhe planet më të mira të miut e njeriut shpesh shkojnë ters.” Dy shekuj e gjysmë më vonë, në epokën e inteligjencës artificiale, kjo fjali tingëllon më aktuale se kurrë.

Për sipërmarrësit e sotëm, qëndrueshmëria në treg nuk kërkon parashikim të përsosur të së ardhmes, por ndërtimin e një strategjie të qëndrueshme dhe fleksibël ndaj ndryshimeve. Aytekin Tank, CEO i një kompanie SaaS prej afro 20 vitesh, thekson se çelësi i suksesit qëndron te përshtatshmëria dhe përgatitja. Ai ndan pesë strategji që e kanë ndihmuar të mbajë kompaninë e tij reaguese dhe të përgatitur ndaj zhvillimeve të vrullshme teknologjike.

1. Buxhetim fleksibël për kohë të paparashikueshme
Vitet e fundit kanë treguar se ndryshimi është konstant dhe shpesh i papritur, qoftë teknologjik, ekonomik apo shëndetësor. Për këtë arsye, buxhetet nuk duhet të jenë statike. Kompania e drejtuar nga Tank gjithmonë lë hapësirë për eksperimentime dhe zhvillime të paparashikuara.

Testimet e brendshme, programet pilot dhe përditësimet e shpeshta janë kthyer në pjesë thelbësore të planifikimit, duke mundësuar adoptimin e teknologjive të reja, si agjentët e inteligjencës artificiale.

2. Rishikim i teknologjisë çdo tre muaj
Sistemet dhe mjetet që funksiononin gjashtë muaj më parë, sot mund të mos përmbushin më nevojat e biznesit. Ndaj, analiza e teknologjisë duhet të bëhet çdo tremujor.

Tank thekson rëndësinë e automatizimit: agjentët e rinj të AI janë në gjendje të kryejnë detyra komplekse dhe të menaxhojnë procese të tëra, si një motor që jo vetëm punon, por garon drejt rezultateve më të mira.

3. Komitete ndërdisiplinore për zgjedhje më të zgjuara
Kur projektet përfshijnë departamente të ndryshme, zgjidhjet më të efektshme vijnë nga bashkëpunimi. Kompania e Tank ka krijuar një komitet me përfaqësues nga zhvillimi, dizajni, shitjet, HR dhe financa, që ndjek zhvillimet teknologjike dhe jep rekomandime për teknologjitë që duhen zbatuar.

Kjo strukturë ndihmon jo vetëm në marrjen e vendimeve më të informuara, por edhe në shmangien e kostove të mëdha që vijnë nga zbatimi i mjeteve të gabuara.

4. Investim i vazhdueshëm në përmirësimin digjital të stafit
Në një epokë ku AI po ndryshon mënyrën si punohet, frika për zëvendësim është e përhapur. Studimet tregojnë se 74% e profesionistëve të IT-së besojnë se aftësitë e tyre do të vjetrohen.

Për këtë arsye, Tank këshillon kompanitë të mos qëndrojnë pasive. Përkundrazi, ato duhet të zbatojnë strategji të qarta për përmirësim digjital. AI mund të ndihmojë vetë në këtë drejtim, duke personalizuar programe trajnimi që i përshtaten nevojave të stafit në kohë reale.

5. Vëzhgimi i industrive të afërta për të mësuar dhe parandaluar rreziqet
Shembulli i Blockbuster, që dështoi të përshtatej me tendencën e transmetimit online, është një leksion i qartë për liderët e sotëm. Ndërkohë që Blockbuster falimentoi, Netflix u bë lider i tregut.

Tank nënvizon rëndësinë e të mësuarit nga industrive të tjera. Leximi i analizave, ndjekja e inovatorëve dhe zbatimi i trendeve përtej sektorit të vet ndihmojnë çdo kompani të përshtatet më shpejt dhe të ruajë avantazhin konkurrues.

Planet mund të mos ecin gjithmonë sipas parashikimeve, por me strategji fleksibël, bashkëpunim të brendshëm dhe gatishmëri për të përqafuar risitë, bizneset kanë çdo mundësi të qëndrojnë një hap përpara.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0