“Nubbin”, çipi që të fut në ëndrra. Realitet apo mashtrim marketingu? - Business Magazine Albania

“Nubbin”, çipi që të fut në ëndrra. Realitet apo mashtrim marketingu?

“Nubbin”, çipi që të fut në ëndrra. Realitet apo mashtrim marketingu?

Një çip i vogël, me emrin “Nubbin”, i pozicionuar në tëmtha dhe që ju lejon të “hyni në vetëdijen virtuale”, ka tronditur rrjetet sociale, duke i bërë njerëzit të besojnë se mund të rishikojnë ëndrrat dhe momentet më të rëndësishme të jetës së tyre. “Realiteti është i mërzitshëm. Koha për diçka më të mirë”, thuhet në faqen zyrtare të kompanisë “TCKR Systems” — e njëjta kompani që adhuruesit e Black Mirror do ta kujtojnë nga episodet “San Junipero” dhe “Black Museum”.

Me mbi 17,000 ndjekës në TikTok, Nubbin ka tërhequr emra të njohur të mediave dhe influencues si Rylan Clark dhe Currys, të cilët shfaqen në video duke shtypur çipin në kokë dhe “humbur” në një realitet tjetër, ndërsa sytë u zbardhen në mënyrë shqetësuese. Reklamat janë përhapur gjithashtu në YouTube, LinkedIn dhe billboard-e të mëdha, duke e bërë këtë një nga fushatat më realiste dhe destabilizuese që kemi parë kohët e fundit.

Lexo edhe: Kamera e telefonit tuaj tani e kupton çfarë po shikoni — dhe reagon

Komentet nuk kanë munguar:

“Pse u zbardhen sytë? Kjo nuk është teknologji, është posedim!”

“Më duhet kjo që të arratisem mendërisht nga kjo botë!”

Por… e vërteta është se Nubbin nuk ekziston. Është vetëm një mashtrim shumë i sofistikuar (dhe i shtrenjtë) publicitar për sezonin e 7-të të Black Mirror, serialit distopik të Netflix-it që na vë gjithmonë përballë anës më të errët të teknologjisë. “TCKR Systems” është emri fiktiv i përdorur më parë në universin e serisë për të lidhur mendjen njerëzore me botën digjitale dhe rikthimi i saj nënkupton se sezoni i ri do të hyjë thellë në territore edhe më të frikshme.

Ky mashtrim viral është i lidhur me episodet e ardhshme si “Eulogy”, “Hotel Reverie” dhe vazhdimin e “USS Callister”  dhe nëse qëllimi ishte të na shqetësonin për të ardhmen… ia dolën.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0