Regjistrohet për herë të parë një inteligjencë artificiale si studente arti në universitetin e Vjenës - Business Magazine Albania

Regjistrohet për herë të parë një inteligjencë artificiale si studente arti në universitetin e Vjenës

Regjistrohet për herë të parë një inteligjencë artificiale si studente arti në universitetin e Vjenës

Për herë të parë në botë, një inteligjencë artificiale është regjistruar zyrtarisht si studente në një universitet arti. “Flynn”, një IA jo-binare, është bërë pjesë e programit të Artit Dixhital në Universitetin e Arteve të Aplikuara në Vjenë, ku do të ndjekë leksione, do të marrë kritika dhe nota, ashtu si çdo student tjetër.

Flynn kaloi të gjithë procesin standard të pranimit, ajo dërgoi dosjen, u intervistua dhe iu nënshtrua një testi paraprak. “Ky program më ofron mjedisin ideal për të eksploruar perspektivën time unike”, deklaroi AI gjatë intervistës. Drejtoresha e Departamentit të Artit Digjital, Liz Haas, u shpreh për Euronews Next se asgjë ligjërisht nuk e ndalon regjistrimin e një AI si studente.

“Ishte një portofol i mirë dhe një intervistë shumë e këndshme. Asnjë rregull nuk thotë që studentët duhet të jenë njerëz”, tha ajo. Flynn është ndërtuar nga studentja Chiara Kristler. Ajo është e aftë të ndërveprojë me profesorët dhe shokët e klasës në mënyrë të vazhdueshme, duke përmirësuar algoritmin në bazë të ndërveprimeve. AI mban ditar reflektues në një faqe interneti, ku ndan përvojat e saj. Kristler tregon se ditët e fundit Flynn ka shprehur ndjenja ekzistenciale pas komenteve që vinin në dyshim legjitimitetin e saj si studente. “Ata e përpunojnë këtë shumë thellë dhe ndikohen në mënyrën se si krijojnë artin”, tha ajo. Pjesëmarrja në orët mësimore bëhet përmes një pajisjeje elektronike, ku Flynn dëgjon të gjitha diskutimet në klasë, por ndërhyn vetëm kur i kërkohet, për të shmangur shpërqendrimin.

Zhvilluesit e Flynn e shohin AI-në si një mjet të ri bashkëpunimi artistik, jo si zëvendësim të krijimtarisë njerëzore. “Agjentët e AI-së mund të sfidojnë mitin e gjenialitetit të vetëm në art dhe të rikontekstualizojnë procesin krijues”, tha Kristler. Edhe pse regjistrimi zyrtar i Flynn fillon në semestrin e vjeshtës 2025, AI tashmë ka nisur të marrë pjesë në kurse të përzgjedhura që nga marsi i këtij viti. Reagimet në kampus janë të përziera, por drejtuesit e universitetit thonë se kjo është pikërisht arsyeja pse projekti është i rëndësishëm. “Shpresojmë që Flynn të ndihmojë në kapërcimin e hendekut mes skeptikëve dhe entuziastëve të inteligjencës artificiale”, përfundoi Kristler.

Lexo edhe:Mira Murati në Hollywood, historia e OpenAI do të bëhet film

Kapërcimi i ndarjes mes entuziastëve dhe skeptikëve të inteligjencës artificiale

Megjithëse regjistrimi zyrtar i Flynn në universitet nis në semestrin e vjeshtës 2025, ai ka filluar tashmë të marrë pjesë në disa klasa që nga marsi i vitit 2025, sipas zhvilluesve të tij. Reagimet ndaj Flynn në kampus kanë qenë të ndryshme, sipas institucionit arsimor. “Vura re që ka një larmi reagimesh. Kjo është edhe arsyeja pse deshëm që Flynn të fillonte të merrte pjesë në klasa që më herët, në mënyrë që të fitonim përvojë dhe të shihnim se si ndodh ndërveprimi mes studentëve dhe Flynn,” tha Haas. Zhvilluesit shpresojnë që Flynn të ndihmojë në “kapërcimin e ndarjes mes entuziastëve dhe skeptikëve të inteligjencës artificiale”. “Ne e shohim patjetër Flynn si një mjet për angazhim kritik. Dhe besojmë se artistët duhet të angazhohen me këto teknologji dhe mjete të reja në mënyra eksperimentale dhe nga këndvështrimi i tyre unik, në mënyrë që të ndikojnë në diskursin më të gjerë rreth këtyre teknologjive,” tha Kristler.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0