Video/ Liderët e BE-së të ilustruar si fëmijë me AI, të qeshura dhe surpriza në Samitin e Tiranës - Business Magazine Albania

Video/ Liderët e BE-së të ilustruar si fëmijë me AI, të qeshura dhe surpriza në Samitin e Tiranës

Tirana u shndërrua sot në kryefjalën e Evropës teksa priti Samitin e 6-të e Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje e rëndësishme që ka mbledhur në vendin tonë 47 liderë nga i gjithë kontinenti.

Para se udhëheqësit evropianë të uleshin në tryezën e Samitit të Komunitetit Politik Europian, shijuan një shfaqje në TKOB nga trupa e baletit dhe Ansamblit Popullor me kërcime e këngë tradicionale shqiptare.

Lexo edhe: Samiti evropian, Tirana pret 47 liderët e kontinentit! Zbulohet axhenda

Momenti më i veçantë ishte prezantimi i një videoje të krijuar me Inteligjencë Artificiale, që shfaqte të gjithë udhëheqësit si fëmijë duke përshëndetur në gjuhën e vendit të tyre me fjalët: “Mirë se erdhët në Shqipëri”. Surpriza, organizuar nga kryeministri Edi Rama, nxiti të qeshura dhe habi mes liderëve, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore në fillim të Samitit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0