Eksportet e vajit të ullirit bien ndjeshëm, konkurrenca e huaj shton presionin - Business Magazine Albania

Eksportet e vajit të ullirit bien ndjeshëm, konkurrenca e huaj shton presionin

Vaj ulliri
~4 minuta lexim

Eksportet e vajit të ullirit vijojnë të mbeten në sasi të ulëta për këtë vit, duke reflektuar vështirësitë e sektorit. Për muajt janar-mars 2025 sipas të dhënave të Doganave u eksportuan rreth 322 ton vaj ulliri. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme eksportet e vajit të ullirit janë ulur 75%.

Për këtë periudhë në vlerë eksportet e vajit të ullirit arritën rreth 188,5 mijë lekë, kundrejt 1 miliardë lekë që ishin eksportet e muajve janar-mars 2024. Rënia e eksporteve në vlerë është 81%.

Përpunuesit dhe eksportuesit e vajit të ullirit pohojnë se vijojnë të jenë thuajse të bllokuar në eksportin e vajit rifuxho, për shkak të çmimeve të ulëta që ofrojnë blerësit e huaj, sidomos nga Italia, ku konkurrenca me prodhuesit spanjollë dhe grekë është shumë e fortë.

Aldo Jolla, eksportues nga zona e Belshit, tregon se prej muajit nëntor nuk ka arritur të shesë asnjë litër vaj të paambalazhuar. Aktualisht, ai ka të magazinuara 30 ton vaj ulliri të pashitur.

“Çmimi që kërkojnë grosistët italianë është nën koston e prodhimit. Po na ofrojnë 4,7 euro për litër, ndërkohë që në Spanjë çmimi arrin 4,2 euro. Nën 500 lekë për litër, ne nuk dalim as me koston e punës,” thotë ai.

Lexo edhe: Nga Berati në Kanada: Si çifti i të rinjve po eksporton vajin e ullirit ‘made in Albania’

Kostot e larta të prodhimit janë jo vetëm për shkak të pagave të larta për punonjësit, por edhe nga mekanizimi i ulët që nuk nxit rritjen e rendimentit, mungesa e subvencioneve për çdo litër vaj të prodhuar nga fermeri, si në Greqi, ku shteti subvencionon fermerin 1 euro për litër dhe nga niveli i lartë i informalitetit të shitjeve në vend.

Gjatë sezonit të fundit 2024/2025, Spanja, Greqia, Turqia, Portugalia etj., kanë pasur një prodhim të mbarë, që ka sjellë edhe rënie të çmimit të vajit të ullirit që eksportohet në tregjet e mëdha ndërkombëtare, duke e bërë vajin shqiptar jo konkurrues.

Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë më herët pohoi për Monitor se po punon për përmirësimin e kushteve të magazinimit dhe marketingut të vajit të ullirit, përmes një projekti të financuar nga Banka Botërore me vlerë rreth 1 mln USD. Sipas këtij projekti, planifikohet ngritja e një qendre moderne në qarkun e Beratit, ku do të kryhet ruajtja, ambalazhimi dhe brandimi i produktit shqiptar të vajit të ullirit.

Por aktualisht shpresa e vetme për eksportuesit duket të jetë sezoni turistik, ku pritet rritje e kërkesës nga restorantet për vaj ulliri, prej muajit mars.

Eksportues të tjerë pohojnë se për ta tregu i eksporteve zë më tepër peshë në shitje sesa tregu i brendshëm. Për këtë arsye po angazhohen për eksportin e vajit të ullirit të ambalazhuar me markë. Ndërsa në tregun e brendshëm kërkesa për vaj ulliri të ambalazhuar është e ulët.

Tregu i vajit të ullirit shënon luhatje të shumta vit pas viti. Në vitin 2023, rritja e lartë e eksporteve, kryesisht për vajin e paambalazhuar (rifuxho) drejt Italisë, u nxit pas bumerangut të krijuar me mbiprodhimin e vitit 2022, kur fermerët nuk gjenin treg për ta shitur vajin e ullirit.

Në dy vitet e shkuara 2023 dhe 2024 u rrit sasia e eksportit të vajit nga Shqipëria, sepse vendet si Spanja dhe Italia, që dominojnë tregun botëror, patën një rënie të madhe të prodhimit për dy vite me radhë, për shkak të mungesës së reshjeve. Gjatë sezonit të fundit 2024/2025, Spanja, Greqia, Turqia, Portugalia etj., kanë pasur një prodhim të mbarë, që ka sjellë edhe rënie të çmimit të vajit të ullirit që eksportohet në tregjet e mëdha ndërkombëtare.

Burimi: Monitor

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është përbërja e vogël e përpjekjeve të përsëritura çdo ditë.”
— Robert Collier
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0