Travel Off Path: Shqipëria, ylli i ri turistik i Evropës - Business Magazine Albania

Travel Off Path: Shqipëria, ylli i ri turistik i Evropës

Për dekada me radhë, Parisi, Roma dhe plazhet spanjolle kanë dominuar listat e udhëtimeve në Europë. Por këtë verë, udhëtarët e zgjuar po kërkojnë diçka ndryshe: përvoja autentike, natyrë mbresëlënëse e çmime konkurruese. Harrojini vizitat ​​në Kolose këtë vit. Ekziston një vend që krenohet me bukurinë mesdhetare, pa turma vizitorësh dhe çmime të larta krahasuar me fqinjët e tij.

Ekipi i “Travel Off Path” e ka vizituar personalisht këtë vend në zhvillim dhe është plotësisht dakord – se është një destinacion i jashtëzakonshëm pushimesh dhe një vend unik evropian! Përgatituni të eksplorini këtë verë Shqipërinë!

Shqipëria? Vërtet? Po, dhe shifrat nuk gënjejnë!
Sipas të dhënave nga Agjencia e Turizmit e Kombeve të Bashkuara , Shqipëria pati një rritje prej 80% të turistëve në vitin 2024, krahasuar me nivelet para pandemisë, si një nga vendet me rritjen më të madhe turistike në botë. Të dhënat e para për vitin 2025 tregojnë se kjo tendencë vazhdon, me 14.5% më shumë vizitorë të huaj në janar krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Bukuri mesdhetare me çmime të përballueshme
Nga Saranda e gjallë, tek plazhet gjithnjë e më të famshme të Ksamilit, shpesh të etiketuar si “Maldivet e Europës”,  Shqipëria ofron bregdet të kristaltë dhe ushqim të freskët deti, për një fraksion të çmimit që paguan në Greqi apo Itali. Akoma mund të gjesh dhoma komode për pushime buzë detit pa e boshatisur portofolin.

Jo vetëm plazhe: trashëgimi, male dhe kulturë
Shqipëria është më shumë se Riviera. Ajo ofron tre vende të mbrojtura nga UNESCO: Gjirokastra, “Qyteti i Gurit”; Berati, “Qyteti me Njëmijë Dritare”; dhe Butrinti antik — një mozaik historik me rrënjë greke, romake e bizantine.
Në veri, Alpet Shqiptare sfidojnë me shtigje të egra për ecje, ndërsa Llogaraja ofron një nga rrugët më spektakolare në Mesdhe. Kryeqyteti, Tirana, ndërkohë është një qendër gjithnjë në ndryshim, me kafene plot jetë, tregje tradicionale si Pazari i Ri dhe muze të veçantë si Bunk’Art.

Udhëto tani, para se të shkojnë të tjerët
Fluturimet drejt Shqipërisë po shtohen dhe lajmi për këtë “xhevahir të fshehur” po përhapet shpejt. Ndaj, nëse kërkon një destinacion europian në vitin 2025 që kombinon bukuri natyrore, histori të pasur, mikpritje dhe çmime të përballueshme, Shqipëria duhet të jetë në krye të listës.

Ky është momenti i saj, zbuloni yllin e ri të Europës përpara se ta bëjnë të gjithë të tjerët.

Burimi: Traveloffpath/ Përshtati: Businessmag.al 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0