Administrata tatimore ka filluar punën për vlerësimin e implementimit të ashtuquajturës paketa e “paqes fiskale” , e cila do të implementohet nëpërmjet inteligjencës artificiale. Paqja fiskale do të jetë një marrëveshje midis Tatimeve dhe bizneseve e gjeneruar me ndihmën e AI-së e cila shmang kontrollet tatimore, përmirëson klimën e biznesit, duke garantuar mbledhjen e detyrimeve tatimore në mënyrë efektive.Në njoftimin përkatës Tatimet shkruajnë se në gjenerimin e kësaj marrëveshjeje do të merren parasysh tre komponentë kryesorë:
•ecuria e ekonomisë
•faktorë të tjerë specifik të bizneseve
•algoritma të gjeneruar nga AI.
Qëllimi i kësaj pakete është një taksim më i drejtë dhe transparent për bizneset.
Kjo paketë u prezantua një ditë më parë nga qeveria, me argumentin se do të përdoret për të luftuar informalitetin në ekonomi, sidomos në sektorë si turizmi, ku ky fenomen është edhe më i lartë.
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto