Tesla nis testimin e shërbimit të robotaksive të drejtuara nga AI - Business Magazine Albania

Tesla nis testimin e shërbimit të robotaksive të drejtuara nga AI

Tesla nis testimin e shërbimit të robotaksive të drejtuara nga AI

Robotaksit po afrohen me realitetin, pasi Tesla ka nisur një shërbim taksie me drejtim të plotë autonom (FSD – Full Self-Driving) të mbikëqyrur, në qytetin Austin të Teksasit dhe në zonën e Gjirit të San Franciskos, për një grup të përzgjedhur punonjësish.

“Kemi përfunduar mbi 1,500 udhëtime dhe 15,000 milje të përshkuara,” thuhet në postimin në rrjet. “Ky shërbim na ndihmon të zhvillojmë dhe verifikojmë rrjetet FSD, aplikacionin mobil, shpërndarjen e mjeteve, qendrën e komandës dhe operacionet e asistencës në distancë.”

Sipas agjencisë Reuters, prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike është i vendosur ta lançojë zyrtarisht këtë shërbim në Austin deri në qershor. CEO i Teslës, Elon Musk, gjatë thirrjes së fundit mbi fitimet e kompanisë, deklaroi se mjetet autonome do të “kenë ndikim të ndjeshëm financiar” deri në fund të vitit të ardhshëm. Në këtë komunikim, Musk tha se Tesla do të përdorë fillimisht modelet ekzistuese Y të pajisura me softuer të drejtimit autonom. Po ashtu, kompania është duke zhvilluar një model të dedikuar për drejtim autonom, të quajtur Cybercab, prodhimi i të cilit pritet të nisë vitin tjetër.

Lexo edhe:5 mësime lidershipi nga Papa Françesku që çdo CEO duhet t’i lexojë

Musk parashikon që teknologjia e drejtimit autonom do të fillojë të “ndikojë në bilancin financiar të kompanisë dhe të bëhet thelbësore” nga gjysma e dytë e vitit 2026. “Parashikoj që miliona Tesla do të funksionojnë plotësisht në mënyrë autonome në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm,” u shpreh ai. Ndërkohë që aktiviteti bazë i prodhimit të makinave po përballet me sfida – shitjet e automjeteve ranë me 13% në tremujorin e parë – pritshmëritë janë të larta për Teslën që të tregojë se mund të kapërcejë pengesat teknologjike të drejtimit autonom dhe të ofrojë një model të qëndrueshëm biznesi për shërbimet pa shofer.

“Siguria është aspekti që ata e kontrollojnë më shumë, ndaj dua prova që kjo pjesë është e garantuar,” tha analisti Anderson për Reuters. “Vetëm atëherë do kem një vizion më të qartë për zgjerimin në nivel kombëtar.”

Megjithatë, jo të gjithë janë të bindur nga parashikimi i Musk se robotaksit do të ndikojnë ndjeshëm në të ardhurat deri në fund të vitit të ardhshëm. Musk deklaroi se nisja në Austin do të përfshijë fillimisht 10 ose 20 mjete Model Y, duke shtuar se Tesla planifikon ta “shkallëzojë shpejt këtë shërbim” dhe të zgjerohet në tregje të tjera të SHBA-së gjatë vitit.

nyp

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0