Paguhesh pak? 10 truke që të ndihmojnë të negociosh si një CEO - Business Magazine Albania

Paguhesh pak? 10 truke që të ndihmojnë të negociosh si një CEO

Mos e prano menjëherë. Mos u tërhiq pa folur. Negociata për pagën është jo vetëm e mundur, por e domosdoshme.

Në momentin që merr një ofertë pune me një pagë më të ulët nga ç’e prisje, ndodh një përplasje e menjëhershme, ta pranosh në heshtje apo të kërkosh më shumë? Shumë profesionistë zgjedhin njërën prej këtyre skajeve, por zgjidhja më e zgjuar është diku në mes, një bisedë e qartë dhe strategjike për pagën.

Lexo gjithashtu: Media online në Shqipëri, ende pa një bilanc të qartë

Në një botë ku zhvillimet ekonomike janë të shpejta dhe kërkesat e jetës në rritje, çdo qindarkë e negociuar sot ndikon në rrogën e nesërme, në bonusin e ardhshëm dhe madje në pensionin që do marrësh dekada më vonë.

E vërteta është se shumë pak e bëjnë këtë hap dhe shpesh, janë gratë ato që ngurrojnë më shumë, jo nga mungesa e aftësisë, por nga pritshmëritë sociale dhe frika nga etiketime të padrejta. Por ky mit po bie. Statistikisht, sot afro 60% e grave në SHBA e negociojnë pagën, krahasuar me 68% të burrave, një diferencë gjithnjë e më e vogël.

Lajmi i mirë? Kur negociohet, ka rezultat. Rreth 66% e atyre që kërkuan më shumë, e morën. Dhe 28% morën fiks atë që kërkuan.

Pra, si ta bëjmë këtë bisedë siç duhet? Këtu janë 10 “lëvizje” për të negociuar pagën tënde me besim e klas:

Njih vlerën tënde para se të flasësh për para

Eksperienca, vendndodhja, aftësitë unike, janë monedha të forta në tryezën e negociatave.

Hulumto tregun

Përdor Salary.com, Glassdoor, LinkedIn, por edhe “thashethemet” nga punonjës aktualë. Informacioni është fuqi.

Zgjidh momentin e duhur

Fol pas një projekti të suksesshëm ose pas një vlerësimi pozitiv,  jo gjatë pushimit të drekës.

Bëhu i qartë dhe i qetë.

Pa “më fal” ose “më duket…”, ti po ofron vlerë, jo po lyp.

Përdor një gamë page, jo një shifër fikse

“Jam duke kërkuar diçka në intervalin 1,200–1,400 euro në muaj”, tingëllon më profesional dhe fleksibël.

Fillo më lart se sa synon

Nëse dëshiron 1,000€, kërko 1,150–1,250€. Jep hapësirë për diskutim.

Lexo gjithashtu: Rrjetet sociale, trampolina drejt pasurisë/ Si po bëhen influencerët shqiptarë fytyrat e reja të suksesit?

Përgatitu për pyetje të sikletshme

Në vend që të fshihesh, ktheje fokusin tek ajo që ti do të sjellësh në kompani.

Shiko përtej rrogës

Bonuset, pushimet, puna hibride, trajnime, janë vlera të vërteta në paketë.

Merre gjithçka me shkrim

Fjalët ikin, letra qëndron. Sigurohu që marrëveshja të jetë e qartë për të dyja palët.

Trego mirënjohje, por dije kur të largohesh.

Jo çdo “jo” është fundi. Ndonjëherë, vlera jote do vlerësohet më shumë… diku tjetër.

Në fund të ditës, negociata nuk është luftë. Është art. Dhe artisti më i mirë është ai që flet me vetëbesim, përgatitje dhe respekt.

Prandaj herën tjetër që të jepet një ofertë pune, mos e prano pa folur. Mos u largoni pa pyetur. Flisni. Kërkoni. Negocioni.

FORBES

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0