Siguria ushqimore/ Nga 1 janari 2026, asnjë produkt pa kodin "lot" - Business Magazine Albania

Siguria ushqimore/ Nga 1 janari 2026, asnjë produkt pa kodin “lot”

Të gjitha produktet ushqimore që do të tregtohen në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2026 do të duhet të jenë të pajisura me një tregues identifikues të quajtur “lot”, në bazë të një udhëzimi të ri të Ministrisë së Bujqësisë. Ky rregullim synon të krijojë një sistem të plotë gjurmueshmërie në të gjithë zinxhirin ushqimor – nga prodhimi deri në momentin që produkti arrin në duart e konsumatorit.

Sipas udhëzimit të botuar në Fletoren Zyrtare, “lot”-i do të jetë një kod i përbërë nga shkronja apo numra, i cili vendoset nga prodhuesi ose përpunuesi i produktit. Ky kod do të shërbejë për identifikimin e saktë të serisë së prodhimit, duke lehtësuar punën e autoriteteve në rast të ndonjë problemi të mundshëm të sigurisë ushqimore.

Lexo edhe: Shqipëria, i vetmi vend në Rajon pa politika industriale

Vendosja e këtij kodi do të jetë e detyrueshme për çdo produkt ushqimor që hidhet në treg pas datës 1 janar 2026. Megjithatë, disa përjashtime parashikohen: produktet bujqësore që dorëzohen direkt në stacionet e përpunimit, produktet që shiten direkt te konsumatori i fundit pa qenë të parapaketuara, si dhe paketimet shumë të vogla me sipërfaqe më të vogël se 10 cm².

Kodi i lot-it duhet të vendoset në etiketën ose ambalazhin e produktit, në mënyrë që të jetë i dukshëm dhe lehtësisht i lexueshëm. Në ato raste kur produkti përmban të shënuar datën e saktë të përdorimit, vendosja e kodit të lot-it nuk është e detyrueshme, për sa kohë data është e plotë dhe lexohet qartë.

Produktet që janë etiketuar përpara hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi do të mund të tregtohen deri në përfundim të stoqeve ekzistuese. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të ketë për detyrë të monitorojë sasinë e këtyre produkteve dhe të ndjekë shit

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0