Orare fleksibël pune për gratë dhe burrat që kujdesen për familjarët - Business Magazine Albania

Orare fleksibël pune për gratë dhe burrat që kujdesen për familjarët

Orare fleksibël pune për gratë dhe burrat që kujdesen për familjarët

Një ligj i ri i propozuar nga ministria e Shëndetësisë, parashikon vlerësimin e punës së papagur nga gratë dhe burrat, si një kontribut i rëndësishëm për ekonominë dhe shoqërinë e vendit.

Në draftin “Për barazinë gjinore”, të gjithë punëdhënësit, privat apo publik detyrohen të miratojnë rregulla dhe orare pune të reduktuara apo në distancë për gratë e burrat që kujdesen për familjarët. Projektligji detyron INSTAT që të publikojë çdo 4 vjet, anketën për përdorimin e kohës dhe punën e papaguar.

“Institucionet publike hartojnë dhe miratojnë politika për balancën punë-jetë duke nxitur pjesëmarrjen e grave në tregun e punës, ndërgjegjësimin për ndarjen e barabartë të përgjegjësive të kujdesit midis burrave dhe grave, marrë masa për eliminimin e hendekut gjinor në të ardhura dhe paga, si dhe zbatimin e tyre nga subjektet private. Punëdhënësit publikë dhe privatë rishikojnë rregullat e punësimit, dispozitat e kontratave individuale dhe kolektive të punës, me qëllim përfshirjen e rregullave për orare fleksibël dhe të reduktuara pune, si dhe kryerjen e punës në distancë”, thuhet në dokumentin në konsultim.

Lexo edhe:Shkencëtarët zbulojnë çelësin gjenetik që shpjegon pse truri i grave plaket më ngadalë se ai i burrave

Puna e papaguar quhet kujdesi për mirëqenien e familjes, fëmijët, puna në bujqësi. Një propozim i draftit është edhe përputhja gjinore e titujve dhe gradave profesionale në certifikatë, diplomë, licencë, punime shkencore etj. P.sh një grua në drejtim të një ministrie do të referohet si “ministre” dhe jo ministër, siç shënohet momentalisht. I njëjti draft ndalet dhe tek ndikimi i medias në përhapjen apo kufizimin e diskriminimit gjinor. Aty thuhet se mediat duhet të ndalojnë transmetimin dhe publikimin e materialeve mediatike që përmbajnë gjuhë diskriminuese dhe dhunë me bazë gjinore.

Mediat duhet të marrin masa për eliminimin e përmbajtjeve të informimit publik dhe mediatik, përfshirë reklamat dhe përmbajtjet e mediave sociale, që krijojnë ose nxisin diskriminimin bazuar gjini dhe/ose dhunë me bazë gjinore. Të ndalojë gjuhën seksiste, stereotipet gjinore dhe të ndërgjegjësojë mbi barazinë gjinore.

si

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0