Java e Parasë 2025 “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri! - 100 vjet bankë qendrore në Shqipëri!” - Business Magazine Albania

Java e Parasë 2025 “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri! – 100 vjet bankë qendrore në Shqipëri!”

Në datat 17-23 mars 2025, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, do të kremtojë Javën e Parasë 2025, një nismë globale për edukimin financiar të fëmijëve dhe të rinjve!

Këtë vit, nën moton “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri! – 100 vjet bankë qendrore në Shqipëri!”, fokusi do të jetë jo vetëm në rëndësinë e zgjedhjes me kujdes të burimeve të informacionit dhe ndjekjes së këshillave financiare të besueshme, për të ndërtuar një të ardhme të sigurt financiare, por edhe një reflektim mbi rrugëtimin 100-vjeçar të Bankës së Shqipërisë në sigurimin e një sistemi financiar të qëndrueshëm dhe të besueshëm.

Çfarë na mëson Java e Parasë?
Të dallojmë informacionin e saktë financiar nga ai i rremë
Të mësojmë si të kursejmë dhe të menaxhojmë paratë tona
Të zhvillojmë aftësi sipërmarrëse për të siguruar të ardhura
Të bëhemi qytetarë të përgjegjshëm financiarisht për të ardhmen tonë

Për të njëmbëdhjetin vit radhazi, Banka e Shqipërisë do të sjellë një program dinamik me aktivitete edukuese për nxënësit dhe studentët.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0