Estonia do të ofrojë ChatGPT Edu falas për të gjitha shkollat e mesme - Business Magazine Albania

Estonia do të ofrojë ChatGPT Edu falas për të gjitha shkollat e mesme

Estonia do të ofrojë ChatGPT Edu falas për të gjitha shkollat e mesme

Në kuadër të programit kombëtar të inteligjencës artificiale të quajtur “AI Leap 2025,” Estonia planifikon të ofrojë akses falas në aplikacionet kryesore të AI për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme dhe mësuesit e tyre. Iniciativa do të nisë me shpërndarjen e ChatGPT Edu për 20,000 nxënës të klasave 10-11 dhe 3,000 mësues të tyre, duke filluar nga 1 shtatori.

Zbatimi i programit do të menaxhohet nga Fondacioni AI Leap, i cili do të krijohet këtë pranverë si një bashkëpunim midis qeverisë estoneze dhe sektorit privat. Trajnimi për mësuesit do të zhvillohet në vjeshtë, ndërsa po zhvillohen negociata me OpenAI dhe Anthropic për të integruar aplikacionet e tyre të AI në sistemin arsimor të Estonisë, me plane për të shtuar edhe mjete të tjera në të ardhmen.

Programi AI Leap 2025 bazohet në iniciativën historike “Tiger Leap” të Estonisë, e cila solli kompjuterin dhe internetin në të gjitha shkollat e vendit 30 vite më parë, shpjegoi Presidenti Alar Karis në një njoftim për shtyp. “Ashtu si programi Tiger Leap nisi zhvillimin e e-Estonia, për të cilën njihemi ndërkombëtarisht edhe sot, ne po hapim një kapitull të ri në zhvillimin e sistemit tonë arsimor dhe shoqërisë sonë digjitale,” theksoi ai. “Inteligjenca artificiale ka ndryshuar përgjithmonë botën dhe, ashtu si të gjitha sektorët, edhe sistemi arsimor duhet t’i përshtatet këtyre ndryshimeve. Duke integruar teknologjinë më të mirë të disponueshme në arsim dhe duke e bërë mësimin më të zgjuar dhe të personalizuar, do të ndihmojmë Estoninë të bëhet kombi më i zgjuar në botë. Në këtë mënyrë, AI Leap do të ndihmojë që zgjidhjet inteligjente të shtrihen në të gjitha sektorët dhe të rrisin aftësinë ndërkombëtare të estonezëve dhe ekonomisë estoneze.”

Lexo edhe:Sa kushton ChatGPT? Gjithçka që duhet të dini për planet e çmimeve të OpenAI

Pas fazës fillestare të shtatorit, programi do të zgjerohet edhe në shkollat profesionale dhe për nxënësit e rinj të klasave të 10-ta në vitin pasues, duke përfshirë 38,000 nxënës dhe 2,000 mësues të tjerë.

“Konkurrueshmëria ekonomike e Estonisë varet nga sa mirë mund t’i përgatisim të rinjtë për epokën e inteligjencës artificiale,” deklaroi Ministrja e Arsimit dhe Kërkimit, Kristina Kallas. “Në mënyrë që AI të mbështesë jo vetëm të mësuarit, por edhe rritjen tonë ekonomike, do të investojmë fuqishëm në trajnimin e mësuesve si pjesë e AI Leap. Mësuesit e përgatitur mirë do të jenë në gjendje të zbatojnë aftësitë e AI në mënyrë inteligjente në shkolla.”

“Në tregun e punës së ardhshëm, avantazhin nuk do ta kenë ata që përdorin më shumë AI, por ata që e përdorin atë më zgjuar,” shtoi Linnar Viik, bashkëthemelues i AI Leap dhe një nga arkitektët kryesorë të programit Tiger Leap. “Sistemi arsimor nuk mund të injorojë apo ndalojë teknologjitë e reja. Përkundrazi, shkollat duhet të udhëheqin zbatimin e teknologjisë duke ofruar një kornizë mbështetëse.”

THE

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0