Shqipëria vend nderi në “ITB Berlin”: Shqipëria është ylli në rritje i turizmit në Evropë - Business Magazine Albania

Shqipëria vend nderi në “ITB Berlin”: Shqipëria është ylli në rritje i turizmit në Evropë

Shqipëria vend nderi në “ITB Berlin”: Shqipëria është ylli në rritje i turizmit në Evropë

Panairi më i madh i turizmit në botë, ITB Berlin pritet të sjellë interes të madh për Shqipërinë që shkon si vendi i nderit i panairit “ITB Berlin” 2025.

Kur kanë mbetur vetëm tri javë nga nisja e ITB Berlin, ky panair i bën jehonë numrit të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë gjatë vitit të kaluar dhe investimeve në këtë sektor në vendin tonë.

“Me mbi 11 milionë vizitorë në vitin 2024 dhe 3 miliardë euro investime, Shqipëria është ylli në rritje i turizmit në Evropë. Vendndodhja e tij kryesore dhe sektorët e lulëzuar si mikpritja dhe pasuritë e paluajtshme ofrojnë mundësi të pafundme. Mbështetur nga reformat e qeverisë dhe iniciativat e gjelbra, është një qendër për rritje të qëndrueshme dhe inovacion”, thuhet në një postim në rrjetet sociale të organizatorëve të ITB Berlin 2025.

Lexo edhe:BE synon të investojë 200 miliardë euro në AI

Edhe Agjencia Kombëtare e Turizmit ka shpërndarë të njëjtin postim të ITB Berlin duke ftuar të interesuarit që ta vizitojnë panairin, i cili mbahet në datat 4 – 6 mars 2025 në Berlin.

Eksplorimi i “Shqipërisë Rurale”, është një aspekt unik i turizmit shqiptar që do të zërë skenën qendrore në panairin ITB.

Në fokus do të jenë agroturizmet, kulinaria, pijet tradicionale, tradita në veshje e muzikë, kultura shqiptare e sjellë si instrument tërheqës në ofertën turistike shqiptare gjithëvjetore. Po ashtu, pjesë e panairit do të jetë dhe turizmi i aventurës përmes shtigjeve piktoreske që ofron natyra shqiptare. Në fokus do të jetë edhe Riviera e mrekullueshme e vendit tonë. Në total parashikohen 19 zëra të ofertës turistike shqiptare.

ATA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0