Cilat janë 5 gjërat që duhet të kesh parasysh...?

Cilat janë 5 gjërat që duhet të kesh parasysh para se të nisësh një start-up?

Nisja e një start-up-i është një hap ambicioz dhe sfidues ku ndër të tjera kërkon përgatitje të mirëfilltë dhe strategji të qarta. Bazuar ekspertëve globalë dhe studimeve të publikuar nga Harvard Business Revieë dhe Forbes, kemi 5 elemente që duhet të merren parasysh.

  1. Identifikimi i problemit që duam të zgjidhim

Dështimi apo suksesi i një start-up-i nis me qartësunë ose mungesën e identifikimit të problemit në treg. Sipas raportit nga CB Insights, 42% e start-up-eve dështojnë sepse nuk kanë një treg të qartë për produktin ose shërbimin e tyre. Sakaq, Elon Musk ka thënë:

“Zgjidhni një problem të rëndësishëm dhe të ndjeshëm për klientët, jo thjesht diçka që tingëllon e bukur.”

  1. Ekipi i fuqishëm

Mund të kesh një ide brilante, madje dhe aftësi të shkqëlqyera në fushën që do të shkëlqesh, por nëse nuk arrin të kuptosh rëndësinë e ekipit, e ke humbur thelbin. Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, ka thënë:

“Ne punësojmë njerëz që mund të sjellin diçka më shumë se thjesht aftësitë teknike. Karakteri dhe kultura janë të rëndësishme.”

Lexo gjithashtu: Disa këshilla themelore për startup-et

  1. Testimi i produktit

Gabimet janë të kushtueshme kurdoherë, po në fillim ndihen edhe me shumë.  Shumë start-up-e gabojnë duke sjellë produktin e papërfunduar në treg. Ekspertët nga Y Combinator kanë këshilluar krijimin e një version minimal të produktit fillimisht, i cili mund të sjellë përshtypjet e para nga klientët. Ndërkohë për këtë hap, ka qenë Eric Ries, autor i The Lean Startup që ka thënë:

“Mos e mendo si një produkt të përfunduar, por si një mësim i parë në rrugën e suksesit.”

  1. Menaxhimi i financave

Ka shumë njerëz me ide e ambicie që kanë planet e tyre por ju mungon kapitali. Raporti i kryer nga Startup Genome tregon se 29% e start-up-eve dështojnë për shkak të menaxhimit të dobët të fondeve.  Në këtë rast kemi Sam Altman, i njohur si një nga investitorët kryesorë në Silicon Valley që këshillon:

“Shpenzoni paratë me kujdes, sikur janë të fundit që keni.”

Lexo gjithashtu: 4 besime kufizuese që pengojnë rritjen e startup-it tuaj në teknologji

  1. Mendimi global që në fillim

Sot mundësitë janë më të shumta se kurrë, një botë e globalizuar nuk të lejon të mendosh lokalisht dhe të kufizosh potencialin e një start-up-i. Kemi shumë kompani të suksesshme që na tregojnë shembuj suksesi nga globalizimi, këtu mund të përmendim Airbnb. Ka një shtrirje të gjërë kudo, madje është shumë e përhapur dhe në Shqipëri.

Bashkëthemeluesi i Andreessen Horowitz, Marc Andreessen, ka thënë:

“Nëse ideja juaj është universale, përse mos ta synoni tregun global?”

Secila nga këshillat është e nevojshme, jo vetëm në rastet kur po mendon të sjellësh një start-up, por edhe kur tashmë e ke, por je duke synuar ta mbash atë në treg.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0