Pse njerëzit në mbarë botën konsumojnë kafe pas darke? - Business Magazine Albania

Pse njerëzit në mbarë botën konsumojnë kafe pas darke?

Pse njerëzit në mbarë botën konsumojnë kafe pas darke?

Konsumi i kafesë pas një vakti është një traditë për miliona njerëz në mbarë botën. Pavarësisht nëse është ekspres apo Turke, kafeja shijohet për një sërë arsyesh dhe ka një gamë të gjerë përfitimesh shëndetësore. Shumë preferojnë të pinë edhe nga një filxhan pas darke, për të tjerë kjo mund të duket e pakuptimtë sepse mund të largojë gjumin.

Më poshtë ju njohim  me disa nga arsyet se përse disa njerëz zgjedhin ta konsumojnë atë pikërishtë pas vaktit të darkës.

Tradita familjare

A ka diçka më të mirë se një filxhan kafeje pas një vakti të gatuar dhe të shijuar në shtëpi me të dashurit tuaj? Shumë organizojnë ende dreka dhe darka familjare, për të mbajtur familjen të lidhur. Dhe konsumi i kësaj pije kaq të dashur vetëm sa lë vend për më shumë biseda dhe çlodhje pas një vakti të madh familjar.

Kultura

Kultura të ndryshme preferojnë të konsumojnë një filxhan kafeje pas një vakti. Për shembull, italianët preferojnë të pinë kapuçinon në mëngjes dhe kafenë në mbrëmje. Holandezët në mbrëmjë preferojnë të konsumojnë një gotë të vogël me qumësht, që përmban një sasi të vogël kafeje. Kjo ka për qëllim të ndihmojë me tretjen e ushqimit. Në Francë, pas darkës, kafeja e zezë zakonisht shërbehet me pak konjak.

Përmban pak kalori

Me kusht që të mos shtohet sheqer, qumësht apo ëmbëlsues tjetër, kafeja përmban saktësisht 0 kalori. Për ata që hanë në restorante dhe përpiqen të humbasin peshë, kafeja e zezë është një alternativë e mrekullueshme ndaj ëmbëlsirave të pasura me kalori. Kafeja është edhe një burim i pasur antioksidantësh, për të cilët besohet se ndihmojnë në reduktimin e peshës.

Lexo edhe:Studimi: “3 filxhanë kafeje në ditë mund të rrisin jetëgjatësinë tuaj me 1.8 vite”

Largon ndjenën e përgjumjes

Konsumi i ushqimit në sasi të mëdha shkakton një rritje të niveleve të sheqerit në gjak. Për ta kompensuar, trupi lëshon insulinë. Kjo nga ana tjetër bën që truri të rrisë prodhimin e serotoninës, një neurotransmetues përgjegjës për gjumin. Në këtë rast, konsumi i kafesë mund të ndihmojë në uljen e ndjesisë së përgjumjes që vjen pas një vakti të madh.

Ndimon me tretjen

Një nga çrregullimet më të zakonshme tek njerëzit mbipeshë dhe të moshuarit është kapsllëku. Kafeina bën që muskujt e zorrëve të kontraktohen më shpesh. Kjo ndihmon që mbetjet dhe ushqimi të lëvizin dhe të dalin nga sistemi tretës më shpejt

CC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0