Fto një shok, merrni të dy 500 ALL për kokë! - Business Magazine Albania

Fto një shok, merrni të dy 500 ALL për kokë!

Fto një shok, merrni të dy 500 ALL për kokë!

Sa më shumë miq, aq më mirë! EasyPay vjen me një mundësi të shkëlqyer për ju dhe miqtë tuaj. Tani mund të fitoni 500 ALL për çdo mik që sillni në aplikacionin EasyPay. Po, e keni lexuar mirë! Thjesht ftoni një mik dhe përfitoni të dy nga një dhuratë.

Si mund të merrni dhuratën?

Për të filluar, gjithçka që duhet të bëni është të hapni aplikacionin EasyPay, të kryeni një rimbushje dhe dy pagesa me vlerë minimale 300 lekë. Më pas mund të zgjidhni opsionin “Fto një mik” që do të ju lejojë të gjeneroni një kod unik. Këtë kod mund t’ia dërgoni miqve tuaj për të përfituar edhe ju edhe ata nga bonusi. Pasi miku juaj të regjistrohet dhe të ndjekë hapat e nevojshëm, ju dhe miku do të përfitoni nga 500 ALL çdo njëri në llogarinë tuaj EasyPay.

Çfarë duhet të bëjë miku juaj për të përfituar?

Pas pranimit të kodit tuaj, miku duhet ta përdorë dhe të plotësojë disa hapa të thjeshtë brenda 28 ditëve. Nëse ky proces përfundon me sukses, dhe miku juaj ka bërë regjistrimin dhe përdorimin e aplikacionit EasyPay, atëherë të dy përfitoni 500 ALL në llogaritë tuaja EasyPay.

Lexo edhe:EasyPay: Arrihet Licenca e parë për Bankingun e Hapur në Shqipëri dhe Ballkan

Pse të presësh?

Përfitimet janë të qarta dhe të menjëhershme. Sa më shumë miq të sillni, aq më shumë mundësi do të keni për të fituar. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për t’u lidhur me të tjerët dhe për të fituar një bonus të drejtpërdrejtë, pa mundim dhe pa ndonjë kosto shtesë. Aplikacioni EasyPay ju lehtësoni kryerjen e pagesa të faturave, gjobat dhe shpenzimeve të tjera, dhe tani këtë lehtësi mund ta ndani me miqtë tuaj dhe të fitoni të gjithë së bashku. 

Mos e humbisni mundësinë!

Hyni tani në aplikacionin EasyPay, shpërndani kodin tuaj të dhuratës dhe shijoni bonuset që vijnë me ftesat e miqve tuaj. Sa më shumë miq të sillni, aq më shumë mundësi do të keni për të fituar!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0