Njihuni me drejtuesin e ri të AI dhe kriptovalutave në Shtëpinë e Bardhë - Business Magazine Albania

Njihuni me drejtuesin e ri të AI dhe kriptovalutave në Shtëpinë e Bardhë

Njihuni me drejtuesin e ri të politikave të AI dhe kriptovalutave në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi se investitori i njohur në teknologji, David O. Sacks, do të jetë drejtuesi i politikave për Inteligjencën Artificiale dhe kriptovalutat në Shtëpinë e Bardhë.

Në një postim në Truth Social të enjten mbrëma, Trump bëri publik këtë vendim, duke thënë:
“David do të drejtojë politikat e Administratës për Inteligjencën Artificiale dhe Kriptovalutat, dy fusha që janë kritike për të ardhmen e konkurrencës amerikane.” Trump e cilësoi këtë një detyrë shumë të rëndësishme. Ai shtoi se kjo pozitë do të fokusohet në bërjen e Shteteve të Bashkuara lidere të padiskutueshme në këto fusha, mbrojtjen e lirisë së shprehjes në internet, parandalimin e censurës dhe paragjykimeve nga kompanitë e mëdha të teknologjisë, si dhe krijimin e një kuadri ligjor për kriptovalutat.

Lexo edhe:OpenAI prezanton “12 ditët e Shipmas”: përfshin Sora dhe modelin e ri të arsyetimit

Në një postim tjetër, Trump e uroi Sacks:
“David ka njohuritë, përvojën në biznes, inteligjencën dhe pragmatizmin për ta BËRË AMERIKËN TË MADHE përsëri në këto dy fusha kritike të teknologjisë. Urime, David!”

Sipas biografisë së tij në Substack, Sacks ka qenë drejtor operativ i PayPal, përpara se të themelonte kompaninë Yammer, të cilën më pas e shiti te Microsoft për 1.2 miliardë dollarë. Trump gjithashtu theksoi sukseset profesionale të Sacks, duke shkruar në Truth Social:
“David Sacks ka qenë një sipërmarrës dhe investitor jashtëzakonisht i suksesshëm për 25 vite, duke ndërtuar dhe investuar në disa nga kompanitë më ikonike të Silicon Valley.” Interesi i Trump për kriptovalutat, veçanërisht për Bitcoin-in, është përmendur si një nga arsyet kryesore për rritjen e tregut të kriptove në javët pas fitores së tij për një mandat të dytë presidencial. Madje, Trump ka hyrë vetë në botën e valutave dixhitale, duke themeluar këtë vit kompaninë World Liberty Financial.

Të mërkurën, Bitcoin arriti për herë të parë vlerën prej 100,000 dollarësh, pasi kishte dyfishuar vlerën e tij gjatë këtij viti. Trump reagoi ndaj këtij lajmi në Truth Social të enjten, duke shkruar:
“URIME BITCOINERS!!! $100,000!!! FALË MEJE!!! Së bashku, do ta bëjmë Amerikën të Madhe Përsëri!”

newsweek

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0