WOB-AL prezanton indeksin e grave në bordet drejtuese gjatë konferencës vjetore. Gratë zënë vetëm 17% në bordet drejtuese të 50 kompanivë më të mëdha - Business Magazine Albania

WOB-AL prezanton indeksin e grave në bordet drejtuese gjatë konferencës vjetore. Gratë zënë vetëm 17% në bordet drejtuese të 50 kompanivë më të mëdha

WOB-AL

Zhvillohet konferenca e WOB-AL “Leading On The Edge – Si mund të sjellin ndryshim gratë në bordet drejtuese”

Konferenca e parë vjetore e Women on Boards Albania u mbajt në Hotel Plazza, Tiranë. Mbi 130 pjesëmarrës, përfaqësues nga institucione dhe kompani ndërkombëtare, përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe koorporatave më të mëdha në vend, ndanë qëndrimet e tyre rreth rolit të gruas në bordet drejtuese, zhvillimit të sipërmarrjes dhe ekonomisë së një vendi përmes angazhimit të duhur dhe raporteve të duhura në bordet drejtuese të kompanive.

6 folës të rëndësishëm dhe 4 panele me 20 panelistë fushave të ndryshme trajtuan tema kritike, vecanërisht në kushtet kur Shqipëria i është përafruar më tej anëtarësimit në BE, sollën qëndrime dhe gjetje me vlerë për audiencën e përbërë nga sipërmarrës, ekspertë, menaxherë, drejtues startupesh etj.
“Kur gratë udhëheqin, ato nuk thyejnë vetëm barriera – por ndërtojnë ura drejt një bote më gjithëpërfshirëse, më inovative dhe më të begatë. Le ta lëmë dritën tonë të shkëlqejë.”, ishte mesazhi i kësaj konference.

Albana Vrioni, themeluese e WOB-AL, theksoi se, “Diversiteti në Bordet Drejtuese është një domosdoshmëri sociale dhe ekonomike! Women on Boards Albania, është një organizatë e krijuar për të përshpejtuar rritjen e qëndrueshme dhe ndikimin pozitiv të grave në borde, përtej kuotave. Rritja e gruas është reale kur gratë mbështesin njëra-tjetrën – ato janë promotore, ambasadore, sponsore dhe mentore të njëra-tjetrës. Rritja e gruas është çështje sistemike – që kërkon zhvillim të të gjithë ekosistemit që mundëson mirëqenien e gruas dhe të familjes – si qelizë e shoqërisë. Kjo kërkon: Vizion – Dialog – Aksion.”

Ky event theksoi fuqinë e grave në pozicione drejtuese, duke treguar se si perspektiva të ndryshme ndikojnë në të ardhmen e qeverisjes, inovacionit dhe qëndrueshmërisë.

Temat e konferencës u fokusuan tek:

  • Direktiva e BE, Balanca Gjinore në Bordet Drejtuese: Ndryshimi Po Ndodh!
  • Rritja Ekonomike dhe Qeverisja e Mirë, Strategjitë SMART dhe Roli i Bordit Drejtues në Rritjen Ekonomike.
  • Fintech, Tregjet Digjitale dhe Kapitali, Si Formojnë Rritjen Nëpërmjet Standardeve të Qeverisjes së Mirë, Duke Përfshirë Diversitetin në Borded Drejtuese.
  • Gratë që Udhëheqin Qëndrueshmërinë, Krijimi i Një Narrative të Re.

Rreth këtyre temave ndanë mendimet dhe konkluzion e tyre panelistë dhe të ftuar si:

  • Albana Vrioni– Themeluese e WOB-AL dhe CEO e Vrioni Consulting. Si Partnere Biznesi dhe Coache Ekzekutive (PCC), ajo është eksperte në zhvillimin e bizneseve të specializuara ndërkombëtarisht dhe në udhëheqjen e transformimeve të suksesshme. Ajo ndihmon drejtuesit dhe menaxherët e niveleve të larta të përmirësojnë performancën dhe të promovojnë rritjen dhe inovacionin.
  • Dr. Luljeta Minxhozi– Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë. Ajo ka një karrierë të gjatë akademike dhe ekonomike dhe ka marrë titullin “Profesor” në vitin 2011. Prej vitit 2018, është pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
  • Kristen Andersen – CEO dhe Anëtare e Bordit në European Women on Boards (https://europeanwomenonboards.eu/) dhe fituese e çmimit ndërkombëtar të njohur si Liderja Frymëzuese në Diversitet & Përfshirje për vitin 2021. Ish-Shefe e Diversitetit, Barazisë dhe Përfshirjes në Barilla (fituese e Çmimit Catalyst 2021)
  • Aradhana Khowala– Eksperte globale në sektorin e mikpritjes luksoze dhe turizmit me një karrierë 24-vjeçare që përfshin pesë kontinente dhe mbi 75 vende. Aktualisht, ajo është CEO e Aptamind Partners, një konsulencë strategjike që ofron zgjidhje për zhvillimin e turizmit rigjenerues për qeveritë dhe sektorin privat.
  • Hagen Schweinitz– Udhëheqës Global i Bordit dhe Praktikës së Qeverisjes në Eric Salmon & Partner. Ai është i specializuar në kërkimin e ekzekutivëve të nivelit të lartë dhe drejtuesve jo-ekzekutivë në të gjitha industritë. Hagen është anëtar i Institutit Evropian për Qeverisje Korporative (ECGI) dhe ka botuar analiza për bordet, blockchain-in dhe qeverisjen korporative në kompani teknologjike.
  • André Rizzo– Udhëheqës i Seksionit Politik në Delegacionin e BE-së.
  • Indeksi WOB-AL
  • Të kuptuarit e panoramës së diversitetit gjinor në Bordet e Korporatave në Shqipëri është çelësi për strategji dhe politikëbërje që ndihmojnë Bordet të performojnë në nivelin e tyre më të lartë, sipas WOB AL.
  • Gjatë konferencës WOB AL prezantoi të dhënat nga 2 studime, duke ofruar thelbin e realitetit të sotëm dhe një thirrje për veprim drejt politikave dhe strategjive që përshpejtojnë rritjen dhe ndikimin pozitiv të grave në Borde. Studimet shqyrtuan diversitetin gjinor në qeverisjen e 50 bizneseve më të mëdha në Shqipëri (sipas të ardhurave të tyre) dhe 11 bankave më të mëdha në Shqipëri.

 

  • Sipas indeksit të WOB AL, në bordet drejtuese pjesëmarrja e grave është 17%. Kjo tregon situatën aktuale dhe nevojën për të rritur përpjekjet për një pjesëmarrje më të lartë.Konferenca “Leading On The Edge – Si mund të sjellin ndryshim gratë në bordet drejtuese”, solli një kombinim dinamik të fjalimeve kryesore, diskutimeve në panele dhe sesioneve interaktive. Aktivitetet u hapën me një fjalë përshëndetëse që nxjori në pah rolin e grave në drejtimin e bordeve, e ndjekur nga panele për temat kyçe si ESG, transformimi dixhital dhe qeverisja. Dita  përfundoi me një seancë networking, ku pjesëmarrësit patën mundësi të lidhen me mentorë dhe kolegë, duke nxitur bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0